Telefoni i Dajtit me numra politikanësh e policësh
Sikundërse njofton Gazeta Shqiptare gjatë hetimit janë gjetur një mori numrash të personazheve mjaft të njohur të politikës, punonjës të policisë së Shtetit dhe biznesmenë. Nuk dihet ende nëse Dajti ka komunikuar me këto numra apo thjesht i kishte të regjistruar në celular për t’i përdorur atëherë kur t’i nevojiteshin.
Prej kohësh dyshohej se njeriu që u mori jetën katër efektivëve të policisë në Durrës, ishte kapo i një grupi kriminal që vinte gjoba bizneseve.
Gjetja e listës me emrat konkretë të biznesmenëve dhe numrat e tyre të telefonit janë një tjetër provë komprometuese për super të kërkuarin.
Kjo listë i është dorëzuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila do të hetojë për të zbardhur të gjitha rastet.