E Enjte, 5 Nëntor 2026

Austria, mbёshtetёse e fuqishme e integrimit evropian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në një takim, ambasadorin e Austrisë në Tiranë, Dr. Christian Steiner.

Balla tha se “Austria ёshtё mbёshtetёse e fuqishme e Shqipërisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE”.

“Mbёshtetja e saj konstatohet nёpёrmjet projekteve tё shumta e tё ndryshme si: aktivitetet e grupimit “Miqtё e Shqipёrisё”; konsultimet dypalёshe; programeve trajnuese tё Akademisё Diplomatike, Vjenё; bashkёpunimi policor i shkёmbimit tё tё dhёnave; ndihmesa ndaj institucionit tё Avokatit tё Popullit; programet e ndryshme nё fushat e ekonomisё, zhvillimit, mjedisit si dhe nё kulturё, arsim, shkencё e shoqёrinё civile”, tha  Balla.

Gjithashtu, Balla gjatë takimit i shprehu ambasadorit mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën e vyer të Austrisë në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›