Kryeministrja serbe Brnabiç :Protestat në Tiranë kanë patur mbështetës në Beograd

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç deklaroi se protestat në Tiranë para samitit të nismës “Open Balkan” kishin mbështetje nga Beogradi.
Brnabiç u shpreh në një talk show drejtpërdrejt në televizionin pro-regjimit Happy TV pa përmendur specifikisht askënd, se “Protestat padyshim që patën mbështetje nga Beogradi,”. Ajo i ka cilësuar mbështetësit sipas të shkruarës e të ardhmes kur deklaroi se “Ka njerëz që tërheqin forcat nga e kaluara dhe ka njerëz që tërhiqen drejt së ardhmes … sepse disa njerëz thjesht nuk mund të imagjinojnë një të ardhme të ndryshme nga e kaluara e rajonit,”.
Sipas saj, nisma e “Open Balkan” kundërshtohet nga njerëz “të ngecur në disa stereotipe nga të cilat nuk mund të dalin” dhe shtoi se ka njerëz që kanë frikë se nisma do të zbulojë të gjitha dobësitë e tyre. Brnabic ka mbështetur me këtë rast pikëpamjen e Vuçiç se nisma nuk bie ndesh me parimet e Bashkimit Evropian.
Ajo tha se Vuçiç është një vizionar që sheh një të ardhme ndryshe për të rinjtë dhe shtoi se bashkëpunimi rajonal do të sjellë rritje dhe zhvillim më të shpejtë ekonomik.