Forumi i Bujqësisë dhe Bashkëpunimit Rajonal, Rama : Nënshkrimi i marrëveshjeve në Samitin “Open Balkan” do të ndryshojë ndërveprimin mes vendeve

Kryeministri shqiptar Edi Rama shprehu bindjen se nënshkrimi i marrëveshjeve mes tre vendeve ballkanike në samitin “Open Balkan” në Tiranë do të ndryshojë ndërveprimin mes vendeve. Në Forumin e Bujqësisë dhe Bashkëpunimit Rajonal ai tha se do të ndihmojë në rritjen e sektorit të bujqësisë.
“Bujqësia është jetike për ekonomitë tona dhe ne po bëjmë më të mirën këtu në Shqipëri për të mbështetur jo vetëm rritjen e sektorit, por edhe sofistikimi e tij, duke futur teknologji të reja. Së dyti në Samitin e Beogradit një muaj më parë, i kërkuam BE të eksplorojë mënyrë me të cilat mund të ndihmojë vendet tona, por për të përgatitur këtë hap duhet t’u ofrojmë lehtësira fermerëve. Ne besojmë që bashkëpunimi rajonal mund të ndihmojë në këtë fazë dhe për këtë arsye ministrat janë bashkuar në këtë bashkëbisedim me ne” tha zoti Rama. “Unë jam i kënaqur qe kemi nënshkruar marrëveshje në këtë sektor pasi jemi përballur për vite me radhe me fajësime nga njerëzit e këtij sektori që tregtojnë midis vendeve tona. Këto marrëveshje do të ndryshojnë natyrën e ndërveprimit mes vendeve pasi ne me këtë marrëveshje kemi hequr pengesat që ua kanë bërë jetën njerëzve në këtë sektor shumë të vështirë kur përpiqen të kalojnë kufijtë me vendeve tona. Jam i sigurt që sot numri i njerëzve , kompanive që shkojnë nga Shqipëria në RMV apo Serbi për të eksportuar produkte do të jenë të lumtur sepse për ta tashmë rruga është e hapur dhe tërësisht një veprimtari pa kufi. Një arritje kjo e jashtëzakonshme, nëse marrim parasysh që për kaq shumë vjet , kjo platformë jetike për ta nuk u ndërtua, sot ne praktikisht e themeluam atë me nënshkrimin tonë dhe nga janari do të shohin përfitimet” tha kryeministri shqiptar Edi Rama.