E Diel, 1 Nëntor 2026

Austriaket 40 milione euro per informatizimin e qeverisjes

Modernizimi i sistemit shendetesor realizimi i regjistrit te kontribuuesve ne skemen e sigurimeve modernizimi i administrates tatimore dhe sistemi i regjistrimit te pronave do te jene prioritetet qe do te mbulohen nga nje kredi 40 milione euro. Ministri i Financave Ridnvan Bode nenshkroi dje nje marreveshje me qeverine austriake ne sherbim te modernizimit te qeverisjes. Gjate fjales se tij ai theksoi se kredia e dhene nga qeveria austriake eshte nje kredi e bute dhe me interesa shume te uleta e cila vjen ne kuader te programit E-Government.
Me kete kredi ne do te adresojme tre nga fushat qe jane ende problematike ne funksionimin e qeverisjes sic jane modernizimi i plote i administrates tatimore modernizimi i gjithe sistemit shendetesor ne Shqiperi lidhjen online te administrates se ISKSH-se me ate te ISSH-se dhe modernizimi i sistemit te Regjistrit te Pronave tha Bode. Ai vleresoi edhe bashkepunimin me te hershem me palen austriake ne zbatimin e projektit per regjistrin e gjendjes civile. Per llogari te pales austriake marreveshjen e nenshkroi ambasadori i ketij shteti ne Shqiperi Florian Raunig. Sipas tij qeveria austriake vendosi per levrimin e kesaj kredie me synimin e permiresimit te infrastruktures dhe sherbimeve. Qeveria austriake po vazhdon ne kete menyre mbeshtetjen e saj per Shqiperine por dhe mbeshtetjen e saj per te permiresuar jeten e perditshme te qytetareve shqiptare tha ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›