E Diel, 1 Nëntor 2026

Autizmi, Berisha: Shifra alarmante, nevojitet kuadër ligjor institucional

Dita botërore kundër autizmit ka mbledhur në një solidarizim të përbashkët personalitete politike si dhe trupin diplomatik të akredituar në Tiranë në aktivitetin e organizuar nga Qendra Rajonale e Autizmit në Tiranë, me drejtoreshë Liri Berisha.
 

I pranishëm, kryeministri Berisha bëri thirrje për ndërgjegjësim më të madh si dhe një kuadër ligjor institucional, në mënyrë që të luftohet fenomeni sic duhet. Ai theksoi se cdo vonesë për fëmijët e prekur nga autizmi ka cmim të lartë, ndërkohë që vuri në dukje një rritje të këtij crregullimi nga viti 2002-2012 me 78 %.
 

“Autizmi është një çrregullim që ka si mjek prindërit. Duhet të patur parasysh se zbulimi i hershëm i tij ndihmon kurimin, pra autizmi, mund të trajtohet me sukses”, vlerësoi Berisha.
 

Edhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi u shpreh se nevojitet solidaritet i madh për të kuptuar se autizmi është një cështje e rëndësishme dhe se duhet të mbështetet.
 

Thirrje për një vëmendhje më të madhe ka bërë edhe ambasadori i OSBE-ODHIR, Eugen Wollfarth, i cili nënvizoi se për autizmin duhet vëmendje e të gjithë komunitetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›