Dita botërore e autizimit, rritje të rasteve në vend

Autizmi është një çrregullim neurologjikë që dëmton të folurin, të dëgjuarin dhe ul ndjeshmërinë tek të prekurit. Ata që e kanë këtë patologji shfaqin sjellje të përsëritura dhe kanë mungesë të theksuar të vëmendjes. Në Shqipëri nuk ka shifra zyrtare se sa është numri i autikëve por mendohet se në vit lindin 450 deri 500 fëmijë autikë. Por studimet kanë treguar se autizmi prek më shumë djemtë sesa vajzat. Nëse tek femrat në vend në 88 lindje, 1 është autikë, tek djemtë 54 lindje, ka 1 autikë. Afërdita Seiti, drejtoreshë e një qëndre autizmi thotë se dita ditës janë në rritje kërkesat për të trajtuar fëmijët autikë.
Ndërsa Terapistja Jorida Cane thotë se një autikë nuk duhet të rrijë vetëm, duhet të aktivizohet në grup dhe të punohet për të lëvizur gjymtyrët duke ndihmuar në riaftësimin e tij.
Ende nuk dihet nëse autizmi shfaqet që në fetus apo pas lindjes. Edhe arsyet e kësaj patologji ende nuk dihen ekzaktësishtë. Autizimi nuk indentifikohet menjëherë si patologji për shkak të sjelljeve të ndryshme që bën fëmija por mjekët rekomandojnë vizita të menjëhershme që në momentin kur fëmija nuk ka një zhvillim apo një sjellje normale.