Transferimi i petagogëve, studentët e Durrësit në protestë

Petagogë dhe studentë të universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë përgatitur një peticion kundër urdhrit për transferimin e personelit akademik në filialin e Peshkopisë.
Nga ana tjetër, në mbështetje të petagogëve, një pjesë e studentëve kanë bojkotuar edhe procesin mësimor, madje kërcenojnë se mund të mos hyjnë as në provimet e sezonit. Sipas përfaqësuesit të studentëve të këtij universiteti, Ledion Halilaj ky vendim është i paligjshëm dhe kërcënon procesin mësimor.
Protesta e studentëve ka nisur që më datën 28 mars të këtij viti, ndërsa ata kanë deklaruar se këtë nisëm do ta vazhdojnë deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje. Nga ana tjetër edhe pedagogët shprehen se do të padisin rektorin Mema, për "urdhër të jashtëligjshëm" dhe "shkelje të të drejtave të pedagogëve dhe studentëve".