E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autizmi Berisha pret Deborah Fein

Kryeministri Berisha priti Deborah Fein, një neuropsikologe klinike e mirënjohur për hulumtimet dhe botimet prestigjioze në fushën e autizmit. Ajo është një profesore e Universitetit të Connecticut që me eikipin e saj kanë bërë një studim, sipas të cilit fëmijët që janë diagnostikuar me autizëm në fëmijërinë e hershme dhe janë trajtuar, kanë vijuar më pas sikurse edhe fëmijët e tjerë në klasat e tyre në shkollë. Kryeministri e vlerësoi studimin si një arritje shkencore dhe shpresë, jo vetëm për fëmijët e prindërit e tyre, por edhe vlerë për shoqërinë dhe e cilësoi të domosdoshme përgatitjen e sistemit tonë shëndetësor në këtë drejtim. Fein tha se ishte e impresionuar nga puna dhe rezultatet me fëmijët me autizëm në Shqipëri, si dhe aktiviteti i Fondacionit Fëmijët Shqiptarë. Ekipi i saj shprehu dëshirën për shtrirjen e studimit të tyre dhe në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›