E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster dy aksidente ne nje ore

Dy aksidente u regjistruan në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, duke shkaktuar plagosjen e 5 personave njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Aksidenti i pare ndodhi në të dalë të Lazaratit në Mongjilla, ndërsa i dyti, 1 km më tej, pranë varrezave të Gjirokastrës.
Në të dalë të Lazaratit nje Mercedez-Benz me targa TR1605M me drejtues Gëzim Brahimi 53 vjec, u përplas me borduren anësore të rrugës.
Përplasja ishte aq forte sa e gjithë balta dhe sasia e inerteve depërtoi në brendësi të mjetit nga xhami i përparmë, duke plagosur mjaft rëndë drejtuesin.
Kurse aksidenti i dytë ndodhi si pasojë e përplasjes së një fordi me një benz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›