Kulicaj e Vocaj japin doreheqjen nga hetimet per vrasjen e Lamajt

Zv/drejtori përgjithshëm i policisë së shtetit Agron Kuliçaj dhe drejtori krimeve të rënda, Tonin Vocaj kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i hetimeve për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Vendimi ka ardhur menjeherë pas publikimit të disa fotove ku drejtuesit e larte te policise janë në të njëjtën tryezë me Arben Frrokun, i arrestuar me akuzën e vrasjes së komisarit Lamaj. Fotot u bënë publike fillimisht nga gazeta shqiptarja.com, të marra në faqen e facebook të drejtorit të krimeve të rënda, Tonin Vocaj. Në foto duket qartë edhe Arben Frroku duke trokitur gotën me shefat që deri pak kohë më parë kishin marrë përsipër arrestimin dhe hetimin e tij.
Në tryezë ndodhen zv/drejtori për hetimin Agron Kuliçaj, zv/drejtori për sigurinë, Muhamet Rrumbullaku, si edhe drejtori I operacioneve speciale Nikolin Balaj.
Vërtetësia e fotove është pranuar nga të gjithë personat që gjendeshin në tavolinë. Ata thane se fotoja është bërë gjate një drake ne nje restorant ne malin e dajtit. Sipas tyre, Frroku eshte afruar se bashku me pronarin e restorantit duke u ofruar nga një pije.
Të pyetur abc neës drejtuesit e policisë thane se fotot jane bere ne fillim te vitit 2011, periudhe kur Frroku sipas tyre nuk ka patur probleme me ligjin.
Drejtori i Pergjithshem i Policise, Hysni Burgaj e ka cilesuar normale doreheqjen e Vocajt dhe Kulicajt. Ai eshte shprehur se fotoja nuk ndikon ne procesin e hetimit. Burgaj garantoi se policia eshte e vendosur t’i shkoje deri ne fund zbardhjes se ngjarjes.
Ndërkohë, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë në mungesë për Jak Jakun, i arrestuar në Greqi së bashku me Arben Frrokun. Po kjo gjykatë, vendosi izolimin në qeli të vëllait të Jakut, 21-vjeçarin Ndue, të cilit policia I gjeti në banesë disa armë dhe lëndë narkotike.