E Diel, 1 Nëntor 2026

Autizmi Pse izolohen femijet

Ne ditet e sotme vazhdon te jete sa engimatik dhe i veshtire per tu zbuluar crregullimi i shekullit. Prinder qe e vuajne gjithe jeten nese kujdesi nuk vjen qysh ne muajin e pare te lindjes. shte fenomeni qe po merr perhapje jo vetem ne Evrope apo Amerike por edhe ne Shqiperi qe deri dje ishte gati i paidentifikuar. Behet fjale per autizimin. Termi autizem vjen nga fjala greke autos vete dhe do te thote largim izolim dhe terheqje sociale.

Ne ditet e sotme vazhdon te jete sa engimatik dhe i veshtire per tu zbuluar crregullimi i shekullit. Prinder qe e vuajne gjithe jeten nese kujdesi nuk vjen qysh ne muajin e pare te lindjes. Eumlshte fenomeni qe po merr perhapje jo vetem ne Evrope apo Amerike por edhe ne Shqiperi qe deri dje ishte gati i paidentifikuar. Behet fjale per autizmin.

Termi autizem vjen nga fjala greke autos vete dhe do te thote largim izolim dhe terheqje sociale. Autizmi eshte nje crregullim kompleks i zhvillimit i cili prek shume aspekte te tij qe nga menyra sesi nje femije e sheh boten e tij dhe meson nga eksperiencat e tij deri ne mungesen e deshires per kontakt social.

Eumlshte paaftesi zhvilluese e perjetshme e cila ndikon ne menyren se si personi komunikon dhe sillet me njerezit rreth tyre. Femijet dhe te rriturit me autizem kane veshtiresi te kene afersi me te tjeret ne menyre te thjeshte. Ne pergjithesi aftesite e tyre per te zhvilluar shoqeri dhe aftesia e tyre per te kuptuar shprehjet emocionale te njerezve te tjere jane te kufizuar.

Ka tri karakteristika qe karakterizojne autizmin

- veshtiresi ne komunikim dhe ne marredheniet me te tjeret

- paaftesi te luaje me imagjinate apo te mendoje ne menyre abstrakte

- paaftesi ne insistimin e vendosjes se rutines apo ne ndjekjen e ritualeve komplekse

Shenjat qe shfaq nje femije me autizem

- Nuk mund te perdore mimiken apo gjestet nuk te shikon ne sy dhe nuk mund te pasqyroje ndjenjat

- Nuk komunikon mire me bashkemoshataret dhe nuk te sheh kur e therret ne emer

- Nuk reagon si nje femije normal

- Nuk mund te ndaje dicka me te tjeret

- Ka mangesi ne te folur

- Nuk mund te bisedoje apo te luaje

- Nuk paraqet interes ndaj mjedisit

- Vecanerisht pas muajit te gjashte femija nuk e shfaq ndjenjen e lidhjes qe ka me nenen apo me personin qe perkujdeset per te.

Shenjat e para te autizmit paraqiten qysh ne tri vitet e para te jetes e me se shpeshti ne disa muajt e pare. Simptomatike eshte kur femija nuk reagon ndaj ngacmimeve nga jashte prinderve mund tiu duket sikur femija nuk degjon apo shijon. Po ashtu ne rastet kur femija nuk tregon interes per rrethin apo kur shikon ndersa shikimin e ka te zbrazet dhe degjon mirepo eshte indiferent ndaj zerave. Nuk u buzeqesh anetareve te familjes mirepo qesh me vetveten.
Tek femija autist crregullohet ushqimi por edhe fjetja. Kur keto crregullime shfaqen te ndara nuk jane tregues te autizmit mirepo kur manifestohen shfaqen disa prej tyre ne te njejten kohe atehere ka arsye per shqetesim. Zbulimi i hershem i simptomave autiste mund te ndihmoje femijen qe te krijoje aftesi per te ndertuar marredhenie nderpersonale me te tjeret.

Femijet qe kane keto crregullime paraqiten me pengesa ne te folur dhe sidomos ne komunikim. Afersisht gjysma e femijeve autiste kane pengesa ne te folur. Problemi kryesor i te folurit eshte lsquoecholalia perseritja e fjaleve apo fjalive te te tjereve. Ata me se shpeshti i perserisin fjalet me intonacion te njejte por pa i kuptuar. Paraqiten pengesa me emerimin e gjerave dhe pengesa ne te kuptuar. Ne pergjithesi zhvillimi i te folurit vonohet apo nuk zhvillohet fare.
Por keta femije dallohen edhe per specifikat motorike. Femijet me crregullim autist kane levizje te pazakonshme loje me gishterinj lakim te gishterinjve rrahje te shuplakave kercime dhe grimasa te fytyres.
Ne femijet autike vecanerisht ka pengesa ne interaksion dhe ne kontaktet sociale. Ne pergjithesi nuk kontaktojne me te tjeret luajne vetem dhe terhiqen ne vete. Jane pasive ne interaksione sociale dhe nuk tregojne interes per te tjeret. Nga ana tjeter keta femije kane nje spekter te kufizuar te sjelljes dhe me imagjinate jo te mjaftueshme ne loje. Tek femijet autiste sjelljet nuk jane adekuate per nivelin e zhvillimit te tyre. Femija luan duke perseritur lojen e njejte me objektet e njejta per kohe te gjate. Shpesh i shqetesojne ndryshimet me te vogla te rutines se sjelljes. Mund te jene posacerisht te lidhur me objekte te caktuara. Jane te mahnitur me levizjen driten objektet rrotulluese ose ujin qe rrjedh.

Cfare duhet te marrim ne konsiderate ne shkolle

Struktura

Femijet me autizem behen konfuze dhe nervoze shume shpejt kur kane eksperienca te reja. Atyre iu duhet nje strukture ne menyre qe ti japin kuptim mjedisit dhe iu pelqen te kene rutina. Ne nje fare menyre kjo nuk eshte e veshtire perderisa ne cdo dite shkollore ekziston nje kompleks veprimesh te perhershme rutine . Femijeve mund tu duket pjese te pastrukturuara te dites p.sh. koha e pushimit e veshtire per ta kaluar ose ekskursionet qe zhvillon shkolla eshte e nevojshme gjithashtu te planifikohet mire. Duke marre parasysh te gjitha keta kjo do te thote se stafi duhet te jete i ndergjegjshem per ankthin e ketyre nxenesve nese rutina ndryshon per ndonje arsye dhe sa here eshte e mundur tu shpjegoje atyre qe me pare se cfare do te ndodhe.

Aftesite komunikuese

Femijet me autizem shpesh shfaqin nje sjelle te papershtatshme ose drejtojne bashkebisedime ne nje menyre te vecante. Kjo ndodh per shkak se atyre u mungon aftesia qe shumica e femijeve te tjere e fitojne shume heret per te thithur nga mjedisi rreth tyre. P.sh. ata mund te mos e kuptojne kur dikush eshte i kenaqur kur i sheh apo eshte i inatosur per dicka. Ata mund te pergjigjen keshtu ne menyre te papershtatshme p.sh. te qeshin kur dikush eshte i lenduar. Ndonjehere ata nuk e njohin pozicionin e njerezve ne lidhje me veten tyre p.sh. ata mund ti drejtohen nje personi te huaj ne te njejten menyre sic i drejtohen nenes se tyre. Ata jane shume literale kur flasin dhe e gjejne vecanerisht te veshtire te pershtaten me gjuhen metaforike qe perdoret shpesh ne bisedime p.sh. ai eshte teper i madh per cizmet e tij. Ne menyre te ngjashme atyre mund tu duket i pakuptueshem humori ironik. Per keto arsye eshte e rendesishme te jemi te ndergjegjshem per gjuhen qe perdorim si per femijen me problem ashtu edhe per klasen ne teresi. Mund te jete me vlere te perseriten instruksionet dhe te kontrollohet rregullisht qe femija po degjon dhe kupton ate cfare i kerkohet prej tyre.

Strategjite e mesimdhenies

Eumlshte e qarte se cdo femije me autizem do te kete nevoje te vleresohet individualisht por mesuesit mund te jene te afte ti ndihmojne thjesht duke pasur ne mendje nevojat e tyre ndersa ata pergatisin punen. Disa udhezime te cilat mund te jene te dobishme kur punohet me nxenes autike

Shmangni shume ndryshime ne mjedis. Kjo mund te sjelle implikime per programin e punes. Ilustrimet vizuale shpesh ndihmojne kur shpjegohet nje koncept abstrakt piktura fotografi diagragma te gjitha kane nje kontribut per shkollimin e te gjitha niveleve. Mbani perqendrimin ne minimum mesimdhenia ne grupe te vogla eshte e efektshme. Kur eshte e mundur zhvilloni punen nisur nga vete interesat e tyre keshtu qe ata e perceptojne ate cfare ju shpjegoni. Lejoni kohe shtese kur eshte e nevojshme.

Lind pyetja cila duhet te jete teknika e mesimdhenies

Nese nje metode mesimdhenie funksionon me nje femije nuk do te thote qe do te sjelle rezultate me te tjeret. Pra duhet gjetur metoda efikase qe funksionon pikerisht per nje femije te caktuar. Femijet me autizem mesojne me mire kur mesimin ua demonstron me figura apo demonstrime levizjesh. Ndryshe ata do te humbasin interesin dhe sdo te shperqendrohen. P.sh. kuptojne me mire nje ngjarje kur ua demonstron me figura. Nese ka fjale poshte figures e kane me te lehte te kuptojne qe ka nje lidhje midis figures dhe fjaleve te shkruara por nese fjalet jane ne nje faqe tjeter kjo e veshtireson procesin e te kuptuarit tek ata. Gjithashtu nuk duhet tu kerkohet te bejne nje detyre qe permban dy apo me shume kerkesa njehereshe. E kane te pamundur ta kryejne detyren e plote. P.sh. i thua Beni pastron tavolinen. Veri lodrat te rafti i lodrave dhe merr fleten vizatimit. Ai do te hutohet dhe nuk do te arrije tju ndjeke. Duhet te shtrosh kerkesen e pare fillimisht. Te presesh qe femija ta mbaroje dhe kalo te kerkesa e dyte. Keta femije pelqejne veprimet rutine. Pra veprimet qe perseriten perdite ne te njejten menyre e sipas nje radhe te caktuar. Kjo i ndihmon ata te jene me te perqendruar me te qete pasi e dine cfare i pret. Ka shume rendesi ambienti ku mesojne te jete i paster. Objektet te jene ne te njejtin vend cdo dite. Te mos kete shume drite apo zhurme se keta femije jane shume te ndjeshem ndaj dritave dhe zhurmave te forta. Zeri duhet te jete i qarte iqete. Nuk duhet te perdoren fjale apo shprehje qe kane me shume se nje kuptim. Kjo do ti bente shume ata konfuz. Femijet autike si cdo femije tjeter deshiron te argetohet. Disa lojera mbase nuk jane te pershtatshme per ta por mund te gjenden plot te tilla. Eshte shume e rendesishme qe keta femije te luajne me bashkemoshataret e tyre. Kjo i ndihmon me shume keta femije te fitojne me shume e me shpejt aftesi sociale po ashtu dhe fizike kryesisht nepermjet imitimit femijeve me autizem ju pelqejne te imitojne. Keta femije kryesisht preferojne veprimtarite me plasteline me gogla te presin me gershere etj.

Trajtimi

Ne trajtimin e autizmit rolin me te madh e ka familja dhe rrethi shoqeror. Kujdesi tek femijet autiste nenkupton nxitjen e zhvillimit ne te gjitha sferat e jetes nxitjen e te folurit motivimin e interaksionit me rrethin dhe ushtrim e permbushjeve te detyrave ditore ne menyre te pavarur. Gjate trajtimit te autizmit aplikohet terapia biheviorale ushtrimi i komunikimit rrethina e ngrohte dhe perkrahese perkrahja e prinderve dhe edukimi i tyre. Terapia biheviorale tek autizmi ka 30 vjet qe perdoret.

Qellimi i terapise eshte qe femija te mbizoteroje sjelljet adekuate te cilat perfshijne te folurit aftesite sociale dhe aftesite vetendihmese. Aty perdoret modelimi dhe kondicionimi operativ. Ne modelim demonstrohet sjellja e deshiruar te cilen femija duhet ta pranoje ndersa me kondicionim keto sjellje perforcohen.

Proceset e lartpermendura biheviorale nuk pranohen lehte per arsye se personat autiste kane probleme me imitim. Mirepo tek mesimet adekuate dhe perseritjeve te shumefishta kjo terapi tek femijet autiste jep rezultate shume te mira.
Ushtrimi i komunikimit perfshine te folurit me shenja dhe gjeste dhe komunikim stimulant i cili kombinon shenjat dhe te folurit. Numri i madh i femijeve autiste tregon shkalle te larte te dhuntive ne sfera te ndryshme. Me se shpeshti ne muzike art dhe ndonjehere edhe ne matematike. Fatkeqesisht ende nuk ka trajtim ekzakt i cili do te nderpriste ne pergjithesi sjelljet autiste mirepo eshte e mundur te ndihmohen femijet qe te funksionojne dhe komunikojne me lehte ne raport me personat e tjere.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›