E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demi Moore e ka tradhtuar e para Kutcher-in me shokun e tij?

Share

Prej kohësh flitet për tradhtinë e Ashton Kutcher ndaj së shoqes Demi Moore, por revista It Touch ka zbuluar një detaj tjetër interesant. Sipas kësaj të fundit, Moore ka qenë e para që e ka tradhtuar Kutcher me një aktor 27-vjeçar.

Revista thotë se Moore pati një marrëdhënie të shkurtër me aktorin e ri, Ben Hollingsworth, me të cilin krijoi një miqësi të madhe, së bashku me të shoqin, Kutcher. Sipas revistës, gjatë një party me marijuanë, Moore ka bërë seks me aktorin e ri në sediljen e makinës, por më pas lidhja mori fund. Nuk dihet nëse ishte Moore apo Ben ai që i dhanë fund lidhjes. Me këtë zbulim, nëse është i vërtetë, Kutcher të paktën ka një motiv justifikimi për tradhtinë e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›