Aksident në Fushë-Krujë, vdes efektivi i policisë

Foto ilustruese / Arkiv
Një aksident me pasojë vdekjen e një efektivi policie ka ndodhur pak para mesditës në aksin Krujë-Milot.
Islam Isufi, 40 vjeç, ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, kur është përplasur me një kamion dhe ka dalë nga rruga.
Isufi, efektiv i burgut të Fushë-Krujës ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia pas hetimeve paraprake tha se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i Isufit. / G.N.