Rama: Mosdakordësi për sistemin zgjedhor

Ai deklaron se me gjithë dialogun e arritur, ka një mosdakordësi të plotë me qëndrimin ndaj sistemit zgjedhor.
“Ne duam një përmirësim të sistemit zgjedhor në funksion të rritjes së transparencës dhe të përfaqësimit të të gjithë votuesve përmes të gjitha subjekteve elektorale. Ndërsa, pala tjetër është krejtësisht e mbyllur në këtë pikë. Sa i përket aspektit tjetër të reformës që ka të bëjë me rregullat e lojës, që ka të bëjë me të gjitha ato deformime dhe probleme të konstatuara nga misioni i OSBE/ODIHR-it, dhe me rekomandimet e këtij misioni, ka një ecuri, të cilën unë nuk do të doja ta gjykoja negativisht apo ta paragjykoja në këtë fazë”, thotë Rama për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se shpreson se do të mbyllet në kohë reforma dhe që të mos ketë një shtyrje tjetër të afatit. I pyetur për mandatin e deputetes Seseri, Rama tha se po i mbahet peng dhe se opozita nuk mund ta kërkojë atë në asnjë gjykatë. “Ai është një mandat që Partia Socialiste ia ka dhënë populli dhe nuk mund t’ia marrë as Qeveria e as Gjykata. Më lejoni të them se nuk kam thënë rrezikohet prishja e një marrëveshjeje – ne nuk kemi asnjë marrëveshje me Qeverinë. Ne kemi marrëveshje me publikun, me Bashkimin Evropian në kuptimin që në rast se ne jemi në rrugën e një politike, e cila kërkon medoemos konsensus për çështje të mëdha që lidhen me prioritetet e integrimit dhe me statusin e kandidatit - kjo është absolutisht bindje dhe vullnet politik i yni. Thënë kjo dua të nënvizoj se çka kam deklaruar ka qenë se nuk e dëshirojmë, do të bëjmë çmos për ta shmangur një krizë të re politike”, shton.
Kreu socialist lë të hapur mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim. “LSI-ja është pjesë e koalicionit qeveritar dhe ne nuk shohim asnjë dallim që të na bëjë të mendojmë çfarëdo skenari tjetër, përveç skenarit të marrjes së të gjitha votave të popullit shqiptar përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të më shumë se 71 mandateve për të qeverisur Shqipërinë, si alternativë e këtij koalicioni me një ofertë shumë të qartë - ose një rilindje shqiptare ose një rrënim i mëtejshëm me këtë koalicion, ku edhe LSI-ja është pjesë integrale”, vijon.
Për sa i përket çështjes së zgjedhjet së Presidentit, Rama thekson se ai duhet të jetë një personalitet që qëndron mbi palët. “Besoj se një proces, nga ku një president i pranuar nga palët dhe mbi palët është një proces që lidhet domosdoshmërisht jo vetëm me garantimin e të gjitha atyre institucioneve që presidenti supozohet kushtetushmërisht se garanton, por edhe me dhënien e një shansi të madh të statusit të kandidatit, sepse zgjedhje e presidentit të Republikës dhe mënyra se si ai do të zgjidhet, pranueshmëria që ai ose ajo do të kenë nga palët, përbën një test përballë procesit dhe përballë Komisionit vropian”, shton. /S.Ll/Start/
2012-04-05 16:27