Autizmi sa ndikon gjenetika dhe mjedisi

Autizmi eshte nje semundje qe prek aftesite e personit per te komunikuar me te tjeret. Studiuesit nuk e dine shkakun e kesaj semundjeje por ata dyshojne se faktore gjenetike dhe te mjedisit mund te ndikojne. Vidushi Sinha e Zerit te Amerikes sjell hollesi rreth nje studimi te ri i cili lidh rrezikun e autizmit me periudhen mes dy shtatzanive.
Grate qe mbeten shtatzane pak kohe pas lindjes se femijes se pare shtojne mundesite e autizmit tek femija e dyte thuhet ne nje studim te Universitetit Kolumbia.
Autoret e studimit shqyrtuan gjendjen shendetsore te me shume se 500 mije femijeve te dyte dhe kohen mes shtatzanise se pare dhe mbetjes shtatzane me femijen e dyte. Dr. Thomas Frazier nuk mori pjese ne studim por ai eshte ekspert mbi autizmin ne Kliniken e Klivlandit.
Nese femija e dyte lindi brenda 12 muajsh pas lindjes se pare femija e dyte kishte me shume mundesi te prekej nga autizmi.
Madje mundesite mund te jene edhe 3 here me te medha. Per femijet nenat e te cileve mbeten shkatzane 1 deri ne 2 vjet pas lindjes se pare studiuesit arriten ne perfundimin se ata kishin 1.25 here me shume te ngjare te diagnostikoheshin me autizm.
Studiuesit thone se arsyeja e mundshme per kete rrezik te madh eshte se trupi i gruas mund te kete nivele me te uleta te vlerave ushqimore pas lindjes se pare ose mund te kete lidhje me nivelet me te larta te stresit pas shtatzanise se pare. Sipas autorit kryesor te studimit nevojiten me shume studime per te konfirmuar kete lidhje. Dr. Frazier eshte dakord.
Ekzistojne mundesi te shumta sepse kemi te bejme me nje mjedis shume kompleks. Ne na duhet te shqyrtojme shume faktore dhe prova si nje detektiv qe perpiqet te gjeje shkakun qe con ne kete efekt.
Statistikat e Qendres Amerikane per Kontrollin e Semundjeve tregojne se djemte ka me shume te ngjare te preken nga autizmi se sa vajzat. Kjo qender llogarit se autizmi i niveleve te ndryshme mund te preke nje ne cdo 110 femije amerikane.