Tablet të krahasuar kokë më kokë
Viti 2010 ishte supozuar të jetë viti i tabletëve, por kjo në fakt nuk ndodhi dhe tregu u përball me një numër të vogël të tabletëve, pasi që shumë prodhues po prisnin një sistem operativ më miqësor nga ana e Google.
Tani jemi në vitin 2011 dhe siç duket sërish do të përballemi me të njëjtin titull. “Vitit 2011 është viti i taletëve”. Deri më tani përmes lajmeve dhe analizave të ndryshme në kuadër të PCWorld Albanian ose ju kemi njoftuar për paraqitjen e një produkti të ri ose kemi prezantuar paralajmërimin për paraqitjen e një tableti të ardhshëm.
Por në një far forme pasi që vitit 2011 ka fituar sërish epitetin e vitit të tabletëve, PCWorld Albanian vendosi që para jush të sjellë një renditje të detajuar të tabletëve të cilët do të mund t’i gjeni edhe në tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë. Disa si Apple iPad dhe Samsung Galaxy Tab, veçse kanë filluar të shiten edhe me kontrata përmes operatorëve të ndryshëm në Shqipëri, dhe shitësve lokal, ndërsa në Kosovë shitja e tyre mbetet ende në formën tradicionale. Paguaj lekun dhe merr produktin.
Më poshtë do të gjeni listën e detajuar të tabletëve më të mirë që janë të pranishëm në treg, e gjithashtu edhe një përshkrim të shkurtër. Keni parasysh se çmimet për tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë mund të ndryshojnë.
Apple iPad
Apple iPad ka qenë temë e folur shpeshherë në kuadër të PCWorld Albanian, dhe qysh prej paraqitjes së tij kjo pajisje ka shitur më shumë se 7.5 milion njësi. iPad ofrohet në versione të ndryshme me kapacitete të ndryshme të memories dhe me mundësi për tu lidhur edhe përmes ndonjë operatori për të shijuar 3G. (Kjo për Kosovë nuk vlen, ndërsa për Shqipëri po pasi që atje kemi depërtimin e 3G-së përmes Vodafone Albania). Tani për tani Apple iPad mbetet tableti dominues në këtë treg. (pcworld.al)