Sparkes emërohetzëvendësshef i EULEX-it
PRISHTINë- Ish-Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Andy Sparkes, është emëruar zëvendësshef i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Ai do të zëvëndësojë në këtë detyrë Roy Reeve, ndërsa do ta marrë detyrën e tij në mes të muajit tetor. Emërimi i tij është për një vit, me mundësi të vazhdimit edhe më tej, njoftoi sot EULEX.
Me këtë rast, Shefi i Misionit EULEX, Yves de Kermabon, deklaroi se "z. Andy Sparkes zotëron përvojën e nevojshme për të shërbyer si zëvendësshef i një operacioni të madh të sundimit të ligjit në një mjedis të vështirë".
"Përvoja e tij si Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë prej datës 28 prill 2008 i siguron atij njohuri të dorës së parë lidhur me gjendjen në terren dhe menaxhimin pas konfliktit, që është një përgatitje shumë e përshtatshme për të shërbyer si zëvendësshef i EULEX-it", shtoi Kermabon.
Ai tha se “kjo është koha kur EULEX-i do të përballet me sfida të konsiderueshme, duke vazhduar përmbushjen e thelbit të mandatit të tij në tërë Kosovën"
(e.n/BalkanWeb)