E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollanda tronditetsërish nga gjetjae bebeve të vdekura

HOLLANDE- Gjenden në banesën e një gruaje në jug të Hollandës, trupat e pajetë të tre foshnjave. Trupat u zbuluan në shtëpi dhe në oborrin e banesës ndërsa gruaja është arrestuar si e dyshuar për vrasjen e bebeve.

Vetëm pas analizave mjeko-ligjore në fillim të javës tjetër mund të bëhet e ditur mosha e foshnjave në momentin e vdekjes, shkaku dhe nëse nëna e tyre është gruaja e arrestuar.

Pak muaj më parë Hollanda u trondit nga një histori e ngjashme, kur në një fshat në verilindje të vendit një grua u arrestua pasi u akuzua se kishte vrarë fëmijët e saj të lindur nga vitet 2002 deri në 2010.

Trupat e katër të vegjëlve u gjetën të futur në njëvalixhe poshte krevatit ku ajo jetonte me prindërit e saj. Nëna më pas pranoi se i kishte vrarë foshnjat pas cdo lindje të tyre.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›