E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Shpifjedeklaratat e PSpër rrugët në vend

TIRANë- Ministri i Brendshëm Sokol Olldashi ka reaguar sot ndaj akuzave të opozitës në lidhje me zvarritjen e punimeve në rrugë të ndryshme të vendit. Ministri Olldashi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke i cilësuar të gjitha shpifje dhe gënjeshtra.

Sipas ministirt të transporteve nuk ka asnjë vonesë në vazhdimin e punimeve në rrugën Levan-Vlorë pasi aty vazhdon asflaltimi, ndërkaq në rrugën Levan- Tepelenë të gjitha punimet ecin brenda programit dhe pritet që në fund të shtatorit edhe aty të fillojë asfaltimi.

Ministri Olldashi ka sqaruar gjithashtu se nuk ka pasur asnjë zvarritje në procedurat e tenderimit për zhvillimin e punimeve në këto rrugë.
Edhe akuzat për trajtim të ujrave të ndotura, ministri i Transporteve i ka hedhur poshtë si të pavërteta.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›