Autobombë në Afganistan, 9 të vdekur
Shpërthimi i një autobombe në hyrjen e aeroportit të Jalalabadit, kryeqendër e provincës lindore afgane Nangahar, ka shkaktuar të paktën 9 të vdekur.
Sipas burimeve lokale, viktimat janë 6 civilë, dy roje të aeroportit dhe një ushtar, ndërsa 6 persona të tjerë janë plagosur.
Atentati është marrë përsipër nga talebanët, si hakmarrje ndaj djegies së Kuranit një javë më par në bazën amerikane në Bagram. / G. Ndoja