Durres burri vret gruan me mjete te forta

Vritet me mjete të forta nga bashkëshorti i saj Lime Dedej, 42 vjeçe. Krimi i rëndë brenda familjes është regjistruar mbrëmjen e sotme ne Durrës, ku shtetasi Bujar Dedej, 48 vjeç ka goditur me mjete të forta bashkëshorten e tij.
Policia e Durrësit bën me dije se e plagosura është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, por si pasojë e plagë të rënda nuk ka mundur të mbijetojë, ku dhe ka ndërruar jetë. Policia ka bërë ndalimin e autorit të dyshuar për krimin e rëndë, 48-vjeçarin Bujar Dedej.
Nga hetimet paraprake dyshohet se Dedej e ka vrarë bashkëshorten për xhelozi, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.