E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobuset e rinj nuk ndezin kondicioneret

Edhe autobuset e rinj kthehen ne sauna, vecse, ne sauna me moderne, aq sa ndoshta nje seance e meriton cmimin 30 leke. Ne fakt, do ta meritonte nese funksioni i vertete i tyre do te ishte te berit sauna, dhe jo te transportojne pasagjere te moshave te ndryshme. Nder ta, mund te kete te moshuar me probleme zemre apo hipertensioni, femije me viroza, etj. Gjendje te tilla do t’ua veshtiresonin me se shumti udhetimin pasagjereve, ne kushtet kur kondicioneret nuk ndizen. Dhe, ne fakt, po te besh nje xhiro ne autobuset e Unazes, qofte edhe ne nje stacion te vetem, do te vereje, se, s’eshte aspak nevoja qe te kesh komplikacione shendetesore qe te ndjehesh keq ne autobus per shkak te vapes. Edhe ne gjendje normale, ata jane thjesht te padurueshem.
Kondicioneret
Pervec anes estetike, se fundmi, autobuset e rinj te Unazes nuk kane ndonje ndryshim me ata te vjetrit. Te reja e te moshuara nxjerrin me delikatese erashkat e tyre dhe perpiqen te qarkullojne disi ajrin mbytes brenda ne autobus. Disa te tjere kane zgjedhur te mbajne si freskore ndonje nga ato shkresat qe i jane dashur per pune gjate dites. Ndersa zbresin nga autobusi, i pyesim se pse kane aq shume vape, ne nje kohe kur kondicioneret jane te ndezur. Ata nenqeshin me ironi dhe retorikisht pergjigjen shkurt e sakte: “E kush tha qe i kane ndezur”. Per ta verifikuar qendrimin e pasagjereve te mbuluar nga djersa, perpiqemi te zbatojme disa nga W-te e gazetarise, dhe e bejme vete nje xhiro ne linjen e Unazes. Fatkeqesisht, konkluzioni i pasagjereve eshte me se i sakte. Perpiqemi te gjejme nje perfundim tjeter, si pergjigje te vapes se madhe qe kane pasagjeret: Si per shembull, mos kondicioneri nuk e perballon dot fluksin e madh te pasagjereve, por as kjo nuk qendron. Nuk ka fluks ne autobusin e Unazes ku kemi hipur, pasi eshte ora 16.30, dhe ne autobus nuk kane arritur qe te mbushen sediljet me udhetare.
Premtimi
Te gjithe iu gezuam autobuseve te mrekullueshem, me kushte perendimore, e aq me teper, me kondicionere. Por, ky gezim zgjati shume pak, pasi shoferet e autobuseve i rane ne te dhe zbuluan se nuk ka asnje te keqe nese i fikin kondicioneret. Aq me teper qe ata e kane nga nje ventilator modest prane tyre, per te mos Llogaritur faktin se edhe dritaren mund ta hapin. Ndersa pasagjeret? As mund te hapin dritaret, as mund te ndezin ventilatoret. Keshtu, nga gjendja e ekzaltimit “Hallall paret”, tani ata kane kaluar ne momentin e pakenaqesise, duke mallkuar jo vetem per faktin se shoferet nuk i ndezin ata te shkrete kondicionere, por edhe per faktin se autobuset jane serish me xhama te mbyllur,. Drejtuesit e mjeteve te transportit publik, shprehen se kane urdher ta bejne nje gje te tille.
L.Ndoka

Shoqata e transportit: Do te bejme verifikimet
Sekretari i pergjithshem i Shoqates Kombetare te Transportit Qytetes, Kujtim Hyka, shprehet se nuk ka dijeni per nje fenomen te tille. Por, ai pergjigjet i gatshem per te bere verifikimet, ne menyre qe gjithcka te jete sipas rregullave dhe pa shkelur te drejtat e udhetareve. Megjithate, ai shprehet se fakti qe ne autobuse eshte vape, mund te kete lidhje edhe me faktin qe stacionet jane shume afer me njeri-tjetrin dhe hapja e dyerve ne menyre te shpeshte, ben qe ne mjetet e transportit te hyje i nxehti dhe te humbase ndjesia e freskise. Aq me teper qe keto dite temperaturat kane arritur ne 40 grade Celsius.

Para 1 jave, 10 autobuse te rinj
Pak dite me pare u futen ne qarkullim 10 autobuse te rinj ne linjen e Unazes. Me kilometrazh zero, keta autobuse pritet te pasohen nga 20 te tjere, ne menyre qe te rinovohen gradualisht qe te gjithe. Fillimi i zbatimit te kesaj pakete masash per permiresimin e transportit publik ne linjen e Unazes, parashikon zevendesimin e te gjithe parkut te mjeteve ne sherbim ne kete linje, me mjete plotesisht te reja, me kilometrazhin “zero”. Kjo eshte pjese e projektit te Bashkise se Tiranes per transformimin rrenjesor 100 per qind te te gjitha linjave te autobuseve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›