Arritjet dhe sfidat e shtetit te Kosoves Nga Hashim Thaci, Kryeminister i Republikes se Kosoves
Po e filloj kete prezantimi timin duke e falenderuar fillimisht Institutin Amerikan per Paqe, dhe ne menyre te vecante z. Daniel Server, per mundesine qe t’i adresohem kesaj audience te respektuar. E ardhmja e Kosoves dhe e shteteve tjera te Ballkanit Perendimor eshte dhe duhet te jete integrimi ne NATO dhe BE. Kjo aspirate nuk eshte vetem deshire, por nje domosdoshmeri per paqe dhe stabilitet afatgjate. Kaluan njembedhjete vite ne liri, dhe mbi dy vite nga koha kur ne menyre te koordinuar me bashkesine nderkombetare, shpallem Kosoven shtet te pavarur dhe sovran. Deri tani shteti i Kosoves eshte njohur nga 69 shtete anembane botes, eshte anetaresuar ne Fondin Monetar Nderkombetar (FMN), ne Banken Boterore (BB), dhe jemi shume afer anetaresimin edhe ne Banken Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH).
Per fat te keq, ende ka shtete qe sillen me Kosoven thuajse ajo nuk ekziston.
Ndersa mesazhi yne eshte i qarte: Kosova ekziston dhe eshte shtet funksional – ka ekzistuar dje, ekziston sot, do te ekzistoje neser dhe pergjithmone. Amerika dhe populli amerikan jane krenare per vlerat qe perfaqesojne. Edhe qytetaret e Kosoves jane krenare – krenare per trashegimine dhe shume-etnicitetin tone, krenar per historine tone dhe plot shprese per te ardhmen. Kosova do te jete model i tolerances dhe shume-etnicitetit per te gjithe Evropen.
***
Gjate ketyre pak viteve qe ne jetojme dhe punojme te lire, Kosova ka arritur progres te konsiderueshem ne shume fusha duke marre ne konsiderate mundesite e kufizuara dhe situaten komplekse politike. Ne aspektin ekonomik, Kosova ka trasheguar nje ekonomi te dobet si rrjedhoje e menaxhimit nga sistemi i kaluar dhe demeve te shkaktuara gjate luftes se fundit. Perkunder kesaj, ne vitet e fundit ne kemi punuar shume qe ta ruajme nje rritje ekonomike solide pavaresisht krizes se rende globale. Ne po e ulim pjesemarrjen e Qeverise ne ekonomi, per te stimuluar sektorin privat. Kjo eshte arsyeja pse ne po i privatizojme asetet kryesore te shtetit: Korporaten Elektro-energjetike te Kosoves (KEK) dhe Poste-Telekomin e Kosoves (PTK). Muaj me pare e kemi permbyllur me sukses te plote dhenien me koncesion te Aeroportit Nderkombetar te Prishtines per 20 vitet e ardhshme nje kompanie prestigjioze nderkombetare. Per t’i stimuluar investimet e huaja, ne kemi marre vendim per fillimin e ndertimit te autostrades se pare ne Kosove, qe e lidh vendin tim me Shqiperine dhe me Serbine. Kompania fituese e konsorciumit amerikano-turk, Bechtel & Enka, tashme ka filluar punen, ndersa projekti pritet te perfundoje brenda nje periudhe trevjecare. Vetem nga Projekti i ndertimit te autostrades po hapim rreth 4000 vende te reja te punes.
***
Nje nder fushat me sfiduese per Kosoven ka qene dhe ende mbetet sundimi i rendit dhe ligjit. Jo vetem per faktin se ne pjesen veriore te Kosoves ende veprojne strukturat ilegale te sigurise, te cilat financohen nga Serbia, mirepo edhe per shkak se rezultatet ne lufte kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit ende nuk jane te kenaqshme. Per ta tejkaluar kete situate, ne jemi duke punuar shume ngushte me EULEX-in dhe mekanizmat tjere nderkombetare ne Kosove. Ne, respektivisht institucionet e Kosoves, do te vazhdojme te jemi ne balle te luftes kunder korrupsionit, krimit te organizuar dhe dukurive tjera negative. Kjo beteje po jep rezultatet e para pas 11 vitesh. Beteja nuk eshte e lehte, por i kam garantuar qytetaret e vendit se do te jemi te pakompromis dhe i siguroj edhe miqte tane ne Uashington se do te kemi sukses. Ne po ndertojme shtet ligjor dhe funksional, dhe kjo eshte alternativa e vetme per ne. Per kete qellim, kemi filluar reformen rrenjesore ne sistemin e drejtesise, dhe shumica e ligjeve te reja qe rregullojne kete fushe jane ne procedure te miratimit ne Parlamentin e Kosoves. Te gjitha sipas standardeve perendimore. Keto reforma do ta mundesojne krijimin e nje sistemi gjyqesor modern, efektiv dhe te pavarur. Drejtesia eshte ne dispozicion ne menyre te barabarte per te gjithe qytetaret.
***
Duhet ta riperseris se Kosova eshte shtet shume-etnik dhe une ndihem shume mire qe Kushtetuta jone dhe te gjitha ligjet tona ne menyre afirmative i sigurojne te drejtat e te gjitha komuniteteve qe jetojne ne Kosove. Me kenaqesi mund te konstatoj se mbi 90 per qind e dispozitave te Planit Gjitheperfshires te Presidentit Ahtisaari qe kryesisht kane te bejne me te drejtat e komuniteteve pakice qe jetojne ne Kosove, tashme jane implementuar. Decentralizimi po ze rrenje ne mbare vendin, kurse Qeveria po ua barte pergjegjesite strukturave lokale, duke e sjelle qeverisjen me afer qytetareve. Vjeshten e kaluar ne e befasuam boten me suksesin e zgjedhjeve lokale dhe me pjesemarrjen e jashtezakonshme te qytetareve tane serbe, te cilet kane zgjedhur rrugen e perqafimit te decentralizimit duke e shfrytezuar rastin per te marre persiper pergjegjesine per qeverisjen lokale. Kemi mbajtur zgjedhje komunale te lira e demokratike, ne te cilat moren pjese qytetaret serbe te Kosoves dhe zgjodhen perfaqesuesit e tyre ne strukturat e reja komunale. Jo me larg se te dielen e kaluar, qytetaret e Parteshit, komune kjo me shumice serbe e cila eshte themeluar ne perputhje me Planin e Presidentit Ahtisaari, duke votuar ne menyre masive (nje pjesemarrje prej mbi 60 per qind) zgjodhen Kryetarin e Komunes se tyre dhe udheheqesit e rinj lokale. Nga pese komuna te reja me shumice serbe te cilat jane parashikuar te themelohen sipas Planit Gjitheperfshires per Statusin e Kosoves, tashme ne i kemi krijuar kater. Ne po vazhdojme te punojme per ta krijuar e komunen e peste, Komunen e Mitrovices Veriore dhe per kete qellim kemi ngritur Grupin Komunal Pergatitor i cili po punon per ta pergatitur mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe krijimin e komunes se re. Ne, gjithashtu, ne menyre te koordinuar me ICO dhe mekanizmat tjere nderkombetare, kemi hapur Zyren per Sherbime Civile te Republikes se Kosoves ne veri te lumit Iber, e cila iu sherben nevojave te gjithe qytetareve qe jetojne ne ate pjese. Per fat te keq, integrimi i plote i serbeve qe jetojne ne veri te lumit Iber po pengohet dhe veshtiresohet per shkak te rolit destruktiv te Serbise. Mirepo ne nuk do te zmbrapsemi sepse e dime se qytetaret serbe qe jetojne ne kete pjese, duan te marrin pergjegjesite dhe te jetojne sikur qytetaret tjere serbe qe jetojne ne jug te lumit Iber.
Ju e dini se qytetaret serbe qe jetojne ne Kosove kane te drejten e dyshtetesise, asaj te Kosoves dhe te Serbise. Perkunder ketij fakti, eshte shume inkurajuese se deri me sot, diku rreth 20.000 qytetare te komunitetit serb jane pajisur me karta te identitetit te Kosoves. Kjo eshte nje deshmi shtese per deshiren e tyre per t’u integruar ne institucionet e Kosoves.
***
Ju e dini dhe besoj se pajtoheni me konstatimin se krijimi i shtetit te Kosoves ka sjelle stabilitet dhe mundesi te reja per Ballkanin Perendimor. Kosova ka ndertuar marredhenie shume te mira me Maqedonine, Malin e Zi, dhe natyrisht me Shqiperine. Por, njeri nga fqinjet tane, Serbia, nuk e pranon realitetin e Kosoves se pavarur dhe punon panderprere per ta minuar ate. Perpjekjet e saj do te deshtojne. Perkunder kesaj, Kosova se shpejti pritet te perballet me nje sprove te madhe per shkak se Gjykata Nderkombetare e Drejtesise pritet ta jape opinionin e shumepritur per shpalljen e pavaresise se Kosoves. Tashme eshte bere publike se gjykata do ta beje publike opinionin e saj kete te enjte, pra me 22 korrik 2010, dhe perderisa ne flasim ketu me siguri se gjykatesit e nderuar tashme e kane kryer punen e tyre. Une jam shume optimist se opinioni i GJND-se duhet te jete ne favor te Kosoves dhe qytetareve te saj. Nuk besoj se ndonje gjykate kudo, e aq me teper GJND-ja, do te mund te dale kunder vullnetit te qytetareve te Kosoves per te jetuar te lire ne vendin e tyre. Mirepo, cfaredo qe te jete vendimi, pavaresia e Kosoves mbetet e pakthyeshme dhe liria e popullit tim e perhershme. Megjithekete, partneret tane nderkombetare ne BE dhe ketu ne Uashington DC, mendojne se opinioni i GJND-se mund te sjelle nje momentum te ri, te cilin Prishtina dhe Beogradi duhet ta shfrytezojne per te filluar nje dialog teknik, i cili do te shenonte fillimin e nje faze te re te marredhenieve Kosove–Serbi. Une, si Kryeminister, jam shume i pergjegjshem dhe ju siguroj se Qeveria e Kosoves gjithnje eshte e gatshme per t’u angazhuar ne nje dialog konstruktiv, ne menyre te barabarte, me cilindo shtet tjeter, duke perfshire edhe Serbine. Mirepo, dua ta bej te qarte se Institucionet e Republikes se Kosoves kurre nuk do te ulen me askend per te negociuar pavaresine tone, apo integritetin territorial te Kosoves.
Qeveria e Republikes se Kosoves eshte plotesisht e vetedijshme se bashkepunimi rajonal, marredheniet e mira fqinjesore dhe dialogu, jane ceshtje kyce per stabilitet, zhvillim ekonomik dhe kusht per integrim ne Bashkimin Europian dhe ne NATO. Kosova eshte percaktuar per politiken e fqinjesise se mire, per integrime rajonale dhe europiane.
Raporte te mira fqinjesore mund te krijohen vetem ne baza te marredhenieve qe udhehiqen nga politika e bashkepunimit te drejte dhe e partneritetit reciprok. Dialogu me Serbine ne kuptimin e ndertimit te ketij bashkepunimi eshte i dobishem, i pashmangshem dhe do te hape nje kapitull te ri te zhvillimit te marredhenieve fqinjesore dhe rajonale. Mirepo, per shkak te natyres se raporteve me Serbine, mundesia e politizimit te seciles ceshtje qe bisedohet eshte shume e madhe.
***
Tani me lejoni te perfitoj nga rasti qe ne kete institut prestigjioz te shpalosi per here te pare nje kornize te shkurter te ceshtjeve te cilat mund dhe nuk mund te bisedohen ne rast te fillimit te dialogu me Serbine. Une mendoj se ne frymen e marredhenieve te krijuara me vendet tjera te rajonit duhet ta percjellim edhe ne marredheniet mes Kosoves dhe Serbise. Sfera e ceshtjeve teknike qe mund te diskutohen eshte shume e gjere, ndersa dialogu per zgjidhjen e tyre do te jete i vazhdueshem. Ne duhet te fillojme te bisedojme per:
1. Zgjidhjen e problemeve te krijuara nga lufta:
• Gjetjen e personave te zhdukur (dialogu aktual duhet te avancohet ne gjetjen e rezultateve konkrete);
• Kthimin e refugjateve ne pronat dhe shtepite e tyre;
• Kthimin e dokumentacionit nga Serbia;
• Ceshtjet e kthimit te fondit pensional per qytetaret e Kosoves.
2. Dialogu per bashkepunimin rajonal:
• Eliminimi i pengesave ne lidhje me pjesemarrjen ne mekanizmat dhe iniciativat rajonale;
• Tejkalimin e pengesave per levizjen e lire te qytetareve tane neper Serbi dhe anasjelltas (njohja e pasaportave, tabelave te veturave, etj);
• Vendosjen e demarkacionit te kufirit;
• Uji, Energjia, CEFTA.
3. Dialogu per ceshtje te interesit te perbashket ne krijimin e nje ambienti te sigurt dhe zhvillim ekonomik, te cilat perfshijne bashkepunimin ne:
Polici, Drejtesi, Dogana, Transport, Energji, Arsim, etj.
Shumica e ketyre ceshtjeve jane te “natyres humane” dhe nuk ka asnje lloj arsyeje qe zgjidhja e tyre te prolongohet. Ne jemi gati qe t’i zgjidhim keto ceshtje, mirepo shtrohet pyetja se a eshte e gatshme Serbia? Tash eshte koha qe te ndihmohet pjesemarrja e Kosoves ne iniciativat rajonale. Nje gje e tille eshte e rendesise kritike per t’i adresuar dhe zgjidhur problemet e perbashketa per popujt e rajonit, dhe jetike per te ndertuar marredhenie te mira nderfqinjesore ne te tere rajonin, me qellim qe te ecim bashkerisht drejt BE-se. Sido qe te jete, Qeveria e Republikes se Kosoves eshte e vendosur qe ne cfaredo rrethane te krijuar pas shpalljes se mendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, te mos lejoje qe ne procesin e dialogut eventual me Serbine te preken ceshtjet si ne vijim:
• Statusi politik i Republikes se Kosoves - Kosova e ka shpallur pavaresine ne pajtim me vullnetin e popullit te Kosoves dhe pas shterjes se te gjitha mundesive per arritjen e nje marreveshje te pajtuar nga te gjitha palet. Shpallja e pavaresise eshte bere pas negociatave te gjata direkte dhe me ndermjetesimin e te gjithe aktoreve kryesore nderkombetare, nen udheheqjen e te emeruarit te Kombeve te Bashkuara dhe kane perfshire Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Rusine.
• Ceshtjet qe lidhen me integritetin territorial te Republikes se Kosoves – Cdo ide per diskutim qe do te vinte ne pikepyetje integritetin territorial te Kosoves do jete e papranueshme per institucionet dhe popullin e Kosoves. Kushtetuta e Republikes se Kosoves, e bazuar ne Propozimin Gjitheperfshires per Statusin, percakton se “Republika e Kosoves eshte shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashem”. Hapja e ceshtjes se ndryshimit te kufijve te Kosoves ne menyre te pashmangshme do kete implikime zinxhirore edhe ne vendet tjera te rajonit, perfshire Serbine, Maqedonine, Malin e Zi, Shqiperine, Bosnjen e Hercegovinen, etj.
• Ceshtjet qe jane ne kundershtim me Propozimin Gjitheperfshires per Statusin dhe Kushtetuten e Republikes se Kosoves – Zbatimi i Kushtetutes se Republikes se Kosoves eshte kriteri vital dhe parakushti i vetem per funksionimin shtetit te Kosoves. Kushtetuta eshte hartuar si rezultat i nje konsensusi nderkombetar dhe mbi bazat e Propozimit Gjitheperfshires per Statusin. Kushtetuta qendron mbi themelet e nje kornize te gjere legjislative qe garanton mbrojtjen e te drejtave te gjithe popullsise se Kosoves, e ne vecanti komuniteteve joshumice. Kushtetuta percakton parimet dhe dispozitat si dhe mekanizmat qe garantojne perfaqesimin e komuniteteve pakice dhe rolin e komuniteteve ne te gjitha institucionet publike. Nje status te avancuar qe garanton Kushtetuta e Republikes se Kosoves per komunitetet pakice mund te merret si shembull edhe nga shtetet tjera te rajonit dhe me gjere.
Qeveria e Republikes se Kosoves pranon qe dialogu i mundshem teknik me Serbine te behet me ndermjetesimin zyrtar te BE-se dhe SHBA-ve, te cilet do te jene edhe garantues per zbatimin e cfaredo marreveshjeje qe mund te arrihet ne nivele te fushave qe diskutohen. Dua te ritheksoj edhe njehere qe integrimi ne strukturat euroatlantike jo vetem e Kosoves, por i te gjitha vendeve te Ballkanit Perendimor eshte celes per zhvillim ekonomik dhe stabilitet afatgjate.
Qeveria e Republikes se Kosoves eshte duke punuar me BE-ne per t’i plotesuar kriteret per anetaresim ne BE dhe une shpresoj qe liberalizimi i vizave do te jete perfitimi i pare kesaj perpjekjeje. Ndersa ne anen tjeter KFOR-i po reduktohet dhe pritet qe gradualisht ta permbylle misionin e tij te suksesshem ne Kosove, ne po angazhohemi me Aleancen e Madhe qe Forca e Sigurise e Kosoves te anetaresohet ne Partneritetin per Paqe dhe qe perfundimisht te hyjme ne nje Plan te Veprimit per Anetaresim.
***
Procesi i shtet-ndertimit ne Kosove, perkunder sfidave te shumta, eshte nje proces shume i suksesshem. Vetem per dy vite te funksionimit si shtet, ne kemi arritur t’i themelojme dhe funksionojme te gjitha institucionet e shtetit tone, si dhe t’i zbatojme ne praktike dispozitat e Propozimit Gjitheperfshires te Presidentit Ahtisaari. Dy vite pas berjes se shtetit tone, ne po fitojme me shume vetebesim dhe kemi fituar aftesi per t’i menaxhuar punet tona. Une besoj se periudhes se pavaresise se mbikeqyrur, sic parashihet ne Planin Ahtisaari, po i vije fundi dhe sfida jone ne te ardhmen do te jete per te ecur perpara me aspiratat tona euroatlantike. Konsiderojme se Kosova si shtet demokratik shume-etnik eshte sukses i investimit te madh te bashkesise nderkombetare, ne vecanti i BE-se dhe SHBA-ve.
* Fjalim i mbajtur ne Institutin Amerikan per Paqe, me titull “Ndertimi i se Ardhmes Euro-Atlantike per Kosoven: Mundesite dhe Sfidat”, Uashington DC, 20 korrik 2010