E Diel, 1 Nëntor 2026

Autobusi bie nëgreminë, 7 të vdekurmbi 20 të plagosur

RRËSHEN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku autobusi me traga PU 1330 A ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 400-500 metra në një greminë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për 7 persona të vdekur mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa nuk dihet ende numri i saktë i pasgjarëve që ndodheshin ne automjetin e aksidentuar.
Mësohet se autobusi i drejtuar nga shtetasi Zef Marku, ishte nisur nga Tirana drejt Fushë Arrëzit dhe ka rënë në lumin Fan i Madh në fshatin Dom të komunës së Gjegjanit.

Të gjitha autoambulancat e Rreshenit janë angazhuar për të transportuar të plagosurit në spital, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion helikopterë për transportimin drejt Tiranës të atyre që paraqiten në gjendje të rëndë.
Ndërkohë janë angazhuar edhe automjete civile për transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Rrëshenit dhe Pukës.

Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë të ditur se banorët e fshatit dhe autoritetet janë vënë në lëvizje për të nxjerrë të plagosurit nga gremina ndërsa sipas dëshimve në News24 numri i viktimave pritet të rritet.
Pasagjerët kanë dalë nga dritaret gjatë momentit të rënies duke mbushur zonën me trupa të plagosur, ndërsa numri i personave që udhëtonin në autobus nuk bëhet ende i ditur.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Ndërkohë me urdhër të ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha është ngritur një shtab emergjence për ngjarjen e rëndë. Kreu i policisë së shtetit, Hysni Burgaj, zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka dhe forca të shumta të RENEA-s kanë udhëtuar drejt komunës Gjegjan.

Në një komunikim në News24, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka konfirmuar 7 viktima ndërsa dëshmitarët flasin për më tepër se 10 persona të vdekur.

“Numri i konfirmuar i viktimave është 7, ndërkohë që do të presim konfirmimet sapo të na vijnë informacionet e ardhura nga terreni. I gjithë potenciali mjekësor ndodhet në terren. Helikopteret janë vënë në dispizicion për të transportuar të plagosurit drejt Tiranës” bëri të ditur Vasili ndërsa tha se është nisur personalisht drejt qytetit të Pukës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›