Akuzat ndaj RamësBashkia e Tiranës:Gati padia për Priftin
TIRANA- Ditën e hënë Bashkia e Tiranës do të nisë procedurat për padinë ndaj ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, që akuzoi kryetarin e saj dhe njëherësh dhe kreun e PS-së, Edi Rama, duke j'a shtuar listës së padive të bëra në adresë të përfaqësuesve të mazhorancës.
Florjan Serjani, zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, tha sot për mediat se “politika e baltës nuk mund të sundojë mbi ligjin. Ligji do të jetë përgjigja për ata që fyejnë dhe shpifin".
Ishte Partia Socialiste e para që deklaroi se do të bënte padi për deklaratat e ministrit Prifti, i cili akuzoi nga foltorja e Kuvendit në seancën plenare të së enjtes, kreun e PS-së për përdorim droge, korrupsion dhe devijime të karakterit seksual.
(e.n/BalkanWeb)