Fushë Arrëz, autobuzi bie në humnerë, 7 të vdekur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz ku një autobuz me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Dom të komunës Gjergjan ku autobuzi i cili ishte nisur nga Tirana drejt Fushë Arrëzit ka rënë nga 400-500 metra lartësi duke përfunduar në ujërat e lumit Fan.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se 7 persona kanë vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë por nuk dihet ende identiteti i tyre. Flitet se në autobuz gjendeshin edhe gra dhe fëmijë dhe dyshohet për shumë të plagosur.
Ndërkohë drejt Fushë Arrëzit janë nisur edhe zëvendësministri i brendshëm Avenir Peka si dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj për të parë nga afër situatën.
Mësohet se Ministria e Shëndetësisë ka nisur në vendngjarje 18 ambulanca si dhe 2 helikopterë. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen edhe trupat speciale të policisë të cilët po bëjnë të mundur dhe shpëtimin e pasagjerëve nga autobuzi por nxjerrja e tyre vështirësohet edhe nga moti i keq.
Gjithashtu mësohet se Ministria e Brendshme ka ngitur edhe shtabin e emergjensës për ngjarjen. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.