E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëmbim zjarri në Lezhë, vdes 16-vjeçari

Një 16-vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e sotme gjatë një shkëmbi zjarri mes policisë dhe disa personave në qarkun e Lezhës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Balldre ku një makinë me targa TR 7870 R në të cilën ndodheshin 4 persona nuk i është ndalur patrullës së policisë por pasi ka përplasur makinën e policisë personat kanë hapur zjarr ndaj tyre.

Sipas informacioneve të para mësohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe personave më makinën me targa të kryeqytetit ka mbetur i vdekur 16- vjeçari me inicialet A. T, ndërsa është plagosur lehtë një efektiv policie i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë mësohet se personat e tjerë që ndodheshin në makinë kanë mundur të largohen nga vendngjarja dhe forcat të shumta policie janë vënë në kërkim për kapjen e tyre.

Policia kishte ngritur bostoblloqe pasi kishte informacion se personat e ndodhur në makinë ishin grabitësit e shtetasve malazezë të cilët u grabitën ditë më parë në Lezhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›