E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobusi bllokon Fier-Vlorë, rradhë kilometrike në të nxehtë përvëlues

fier2Fier- Rruga Fier-Vlorë është bllokuar që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm sepse një autobus i prishur ka ngecur në rrugë.

Sipas raportimit të Julian Hoxhaj nga vendi i ngjarjes trafiku është me rradhë kilometrike nga qyteti deri në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, ku dhe është prishur një autobus.

Policia thotë se po punohet për largimin e autobusit nga rruga, edhe pse Gazeta IDEA ka mësuar se në rrugë mungojnë patrullat e policisë.

Ndërkohë shoferët a automjeteve shprehen të lodhur nga pritja e gjatë në temepratura të larta pa marrë asnjë zgjidhje për situatën.

Autobusi bllokon Fier-Vlorë, rradhë kilometrike në të nxehtë përvëlues

Autobusi bllokon Fier-Vlorë, rradhë kilometrike në të nxehtë përvëlues ◄ Back Next ► Picture 1 of 4

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›