E Diel, 1 Nëntor 2026

Lame: Po bëhen falsifikime, nuk legalizojmë asgjë të kundraligjshme

TIRANE- Nga zyra e kryeministrit të zgjedhur, Artan Lame ka bërë sot një deklaratë për mediat ku denoncon rastet e falsifikimit me dokumentat e legalizimeve kryesisht në zonat bregdetare. 

Sipas tij, qeveria e re që do krijohet në shtator nuk do legalizojë asgjë të kundraligjshme si dhe do vazhdojë aksionin për prishjen e nderimeve pa leje.

“Ne do legalizojmë falas shtëpitë në zonat informale, programi do bëhet brenda 100 viteve, por nuk do legalizojmë asgjë të kundraligjshme në vijën bregdetare, dhe rrugë kombëtare, në parqe, zona të trashëgimisë kulturore, zona turistike. Etj”, tha Lame.

Sipas tij, “Ne po mbledhim informacione per falsifikimet që po bëhen me legalizimet e ndërtimeve pa leje, në Dajt, Pogradec, Krujë, në bregdetin Orikum- Vlorë, në zonën historike të Lezhës ku vazhdojmë të marrim denoncimet nga qytetarët”, tha Lame më tej.

Në shtator sic vijoi ai, kryeministri i zgjedhur Edi Rama do të bëjë publike paketën e emergjencës kombëtare për territorin.

Lame më tej denoncoi atë që e quajti shkatërrim të hapësirave të gjelbërta, duke iu referuar kështu parkut të lodrave tek “7 Xhuxhat”. Sipas Lames, Bashkia e Tiranës po e shkatërron këtë park.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Lame: Po bëhen falsifikime, nuk legalizojmë asgjë të kundraligjshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›