E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim ndërkombëtar autori i masakrës, dyshohet për kalim në Greqi

vrasja-vloreVlorë- Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Delin Hajdaraj, i cili është i dyshuari kryesor për masakrën e Vlorës, ku mbetën të vrarë tre persona.

Dyshimet e para janë që ai të ketë kaluar kufirin juglindor duke shkuar në Greqi dhe për këtë arsye pritet që të dhënat e tij të shkruhen dhe në faqen zyrtare të Interpolit.

Policia ka thënë se ka prova të pakundërshtueshme që provojnë se autori është pikërisht 22-vjeçari në fjalë, ndërsa ndaj tij tani është dhënë masa e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Aktualisht policia ka arrestuar 18-vjeçarin, Leo Osmeni, i cilia ka thënë para prokurorëve se shkak i krimit është bërë një grindje mes tij dhe disa pushuesve nga Fieri, duke thënë se ata i kishin ngacmuar të motrën, duke i kërkuar adresën e Facebook-ut.

Pas konfrontimit fizik me ta, ai ka thirrur shokun e tij Delin Hajdaraj, i cili ishte i armatosur me Kallashnikov dhe sapo ka ardhur ai ka qëlluar me breshëri plumbash, duke lënë të vdekur tre persona, të cilët janë qëlluar në mënyrë aksidentale. Për pasojë humbën jetën: Diana Ademi, Sokol Isufaj dhe Serdi Bajlozi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›