Autobusi i linjes me Greqine bie ne humnere 7 te vdekur dhe 28 te plagosur
TEPELENE - Nje tjeter tragjedi me permasa te medha pergjak rruget tona. Mbreme rreth ores 2000 nje autobus i linjes Tirane-Athine me targe INB 9900 me drejtues shtetasin grek Tomas Tsogas me banim ne qytetin e Janines ka dale nga rruga ne afersi te fshatit Ziaj ne rrethin e Tepelenes. Zedhenesi i Policise se qarkut te Gjirokastres i konfirmoi gazetes nje bilanc paraprak me 7 te vdekur dhe rreth 28 te plagosur. Edhe shefi i Komisariatit te Ballshit Jaupaj konfirmoi mbreme rreth ores 2300 te njejtat statistika. Sipas tij dyshohet se edhe dy persona te tjere jane ne gjendje shume te rende dhe dyshohet se ndodhen ne vdekje klinike. Deri ne oret e vona te mbremjes vazhdoi puna per nxjerrjen e trupave dhe autobusit me fadromat e nje firme ndertimi. Burimet jozyrtare konfirmojne se numri i udhetareve qe ndodheshin ne mjet mund te kete qene rreth 45 persona dhe po shkonin drejt Greqise. Duke iu referuar deshmive shkembimi autobusit me nje mjet tjeter qe po vinte ne aksin Tepelene - Ballsh ka bere qe autobusi te ndryshoje drejtimin dhe per pasoje te rreshqase per shkak te lageshtires duke perfunduar ne humnere. Deshmitari ne vendngjarje Baftjar Salaj tha se autobusi ka bere disa rrotullime derisa ka rene ne humnere. Ndersa Sabire Hoxhaj kryetare e komunes Fratar tha mbreme se aksidenti ndodhi mes fshatit Bejaj dhe Malas. Rruga eshte e drejte dhe ka shenja te rreshqitjes se gomes mbi asfalt. Dyshohet se shkak ka qene renia e gomes ne krahun e djathte.
Shoferi eshte plagosur dhe eshte derguar per trajtim ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Rreth ores 2300 autobusi eshte nxjerre nga vendi me fadroma. Te lenduarit jane derguar ne spitalet e Ballshit Fierit Tepelenes dhe te Gjirokastres. Drejtori i Spitalit te Tepelenes konfirmoi faktin se kane ardhur per ndihme shtate persona ku njeri eshte i vdekur dhe 6 te tjere jane te lenduar. Disa prej te lenduarve sipas drejtuesit te Spitalit te Tepelenes jane Brunilda Halili Valbona Duma Sejdi Mema dhe Eduard Premci. Ne morgun e Spitalit te Ballshit kane shkuar 5 persona te pajete. Ndersa drejtoresha e Spitalit te Fierit Donika Alushani tha se kane mberritur 14 persona ku njeri prej tyre eshte i vdekur. Ai eshte i moshes rreth 50 vjec dhe ende nuk ka te dhena per identitetin e tij. Nje tjeter i aksidentuar eshte derguar me urgjence ne Tirane. 12 te lenduar te tjere jane jashte rrezikut me jeten dhe po marrin ndihmen mjekesore. Nga urgjenca e Gjirokastres u njoftua se kane mberritur per te marre ndihme 4 persona dhe pritet per te ardhur edhe persona te tjere te lenduar. Dilaver Stroka tha mbreme se te lenduarit jane shtetasit Burbuqe Guma nga Fieri Vjollca Boci dhe Eduard Bumci nga Lushnja dhe Daniela Papallaqi me banim ne Tirane. Ne vendngjarje mberriti mbreme edhe ministri i Shendetesise Petrit Vasili.
Spitali i Janines u vu mbreme ne gatishmeri per personat e lenduar. Ambasadori shqiptar ne Athine Dashnor Dervishi ka marre premtime nga autoritetet greke per te ofruar sherbime mjekesore te specializuara. Dyshohet se autobusi i permbysur i perket linjes KTEL.
Me 17 korrik te ketij viti nje tjeter aksident i rende ndodhi ne fshatin Dom te komunes Gjegjan te rrethit te Pukes. Autobusi i linjes Durres - Fushe-Arres doli nga rruga duke shkaktuar 14 te vdekur dhe 12 te plagosur. Shkak i ketij aksidenti ishte fakti se drejtuesi i autobusit po fliste me celular dhe ne nje moment pakujdesie mjeti doli nga rruga duke rene ne humnere. Qeveria shpalli me 18 korrik zi kombetare dhe kreret me te larte te shtetit bene vizita ngushellimi ne familjet e viktimave.
TE DHENAT
5 viktima ne morgun e Spitalit te Ballshit
14 te plagosur ne Spitalin e Fierit
4 te plagosur ne Spitalin e Gjirokastres
6 te plagosur ne Spitalin e Tepelenes
1 i vdekur ne Spitalin e Tepelenes
9 Nentor 2010