Vendimi per vizat zhduk kuponet e pasaportave biometrike ne sportele
Vendimi per heqjen e vizave ka ndikuar ne tregun e shperndarjes se kuponeve per prodhimin e dokumenteve biometrike ne te gjitha sportelet e postave ne kryeqytet dhe ne rrethe. Me qindra qytetare ne Elbasan Tirane Durres Shkoder etj. nuk arriten qe te benin pagesat per te nisur proceduren e aplikimit per pasaporte biometrike nje dokument ky detyrues per tu pasur per personat qe duan te udhetojne ne zonen Shengen. Ky fenomen ndodh vetem dy dite pasi Ministria e Brendshme kishte njoftuar procedurat dhe tarifat e marrjes se dokumenteve biometrike te identifikimit me procedure te pershpejtuar. Vetem ne mesditen e se henes jane furnizuar pikat e shperndarjes me kupone ndersa ne njesite bashkiake te kryeqytetit ka pasur fluks aplikimesh per pasaporta biometrike nga qytetaret.
Kaosi
Udhetimi ne zonen Shengen vetem me pasaporte biometrike pritet te rrise ne menyre drastike numrin e aplikimeve per kete dokument. Por kur do te duhen me shume se tri jave qe vendimi i marre dje nga Keshilli i Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise se BE-se te hyje ne fuqi dita e djeshme ka nisur me mungesa kuponesh me te cilat mund te nisin procedurat e marrjes se dokumenteve te reja te identifikimit. Ne sportelet e Postes Shqiptare nuk kishte kupone jo vetem per procedure te pershpejtuar por as per afate normale. Me dhjetera emigrante ishin nisur direkt nga vendet fqinje ku jetojne e punojne me qellim per te kryer procedurat e nevojshme. Qytetaret kane pritur me shume se tri ore ne sportelet e Postes Qendrore pa pasur nje pergjigje se kur mund te blinin kuponin qofte edhe per pasaporte me procedure normale. Rreth mesdites kane mberritur nje sasi te tillash te cilat kane qene te pamjaftueshme per te perballuar kerkesat e shumta qe kishin qytetaret. Nderkohe ne zyrat e aplikimit ne minibashkite e Tiranes kane vijuar gjate gjithe orarit zyrtar te punes radhet e gjata te personave qe kryenin procedurat e aplikimit. Ne shumicen prej njesive punohet vetem me nje sportel gje qe krijon vonesa.
E njejta situate ka qene edhe ne Elbasan. Qytetaret nuk kane gjetur kupone as ne qytet dhe as ne qytezat e tjera te kesaj prefekture. Burimet zyrtare raportuan te njejten situate edhe ne Shkoder apo rrethe te tjera. Shtimi i kerkesave per pasaporta biometrik vjen pikerisht ne momentin kur erdhi sinjali per heqjen e vizave ne zonen Shengen fenomen ky qe do te vazhdoje gjate javeve ne vazhdim.
Sherbimi
Ministria e Brendshme dhe kompania koncesionare qe prodhon dokumentet biometrike Aleat njoftuan diten e shtune sherbimin e ri te pajisjes me procedure te pershpejtuar me pasaporta biometrike. Por nje gje e tille do te mundesohet kundrejt shtimit te tarifave 2.5 here. Nese nje qytetar e do pasaporten per 3 dite ne raste urgjente ai do te duhet te paguaje nje cmim prej 15 mije lekesh. Aplikimet behen vetem ne minibashkite 3 4 dhe 10. Nese aplikohet para ores 1100 atehere perllogariten 48 ore per ta pasur pasaporten gati ne rast se aplikohet pas ores 1100 atehere perllogaritja fillon nga dita e neserme - thone burimet zyrtare te Ministrise se Brendshme. Te gjithe te interesuarit per nje sherbim te tille mund te blejne kundrejt shumes 15 mije leke kuponet per proces te pershpejtuar te pasaportes biometrike ne zyren qendrore postare te Tiranes dhe ne zyren postare te Njesise Bashkiake Nr. 3 ne Tirane. Tarifat e aplikuara nga Ministria e Brendshme per nje sherbim te tille jane thuajse te njejta me ato qe perdoren ne vendet e BE-se apo ne SHBA. Afati normal per tu pajisur me nje pasaporte biometrike eshte 30 dite por gjate koheve te fundit jane vene re me dhjetera raste kur koncesionari nuk e respekton afatin e parashikuar me ligj.
Dokumentet e aplikimit per pasaporten
Ne rast te aplikimit me vete per pasaporte biometrike shtetasi vepron si me poshte
a Per shtetasit nen moshen 16 vjec aplikimi per pasaporte biometrike behet vetem ne prezence te pakten te njerit prej prinderve te kujdestarit ligjor ose te perfaqesuesit me prokure te posacme. Ne kete rast duhet te paraqiten dokumentet e meposhtme
- kuponi per aplikim kupon i pageses
- nje dokument i vlefshem me fotografi qe verteton identitetin e tij.
Nje dokument i tille mund te jete
- pasaporte
- certifikate personale me fotografi.
b Per shtetasit nen moshen 16 vjec aplikimi per pasaporte biometrike behet duke paraqitur dokumentet e meposhtme
- kuponi per aplikim kupon i pageses
- vetem leternjoftimi elektronik.
Terheqja e pasaportes biometrike behet prane zyrave te shperndarjes ne Drejtorine e Policise perkatese. Terheqja e pasaportes kryhet nga aplikanti nga kujdestari ligjor per shtetasit nen 16 vjec ose persona te autorizuar me prokure te posacme si dhe nga pjesetare te afert te familjes bashkeshorti/ja prindi femija. Aplikimi per leternjoftim elektronik mund te behet ne cdo qender aplikimi prane njesive te qeverisjes vendore. Terheqja e leternjoftimit elektronik behet prane zyres ne te cilen eshte bere aplikimi vetem nga vete aplikanti.
NDIKIMI
Agjencite turistike presin bum aplikimesh
Agjencite turistike thone se liberalizimi i vizave me Bashkimin Europian ka filluar qe tani te ndikoje tregun turistik duke rritur kerkesat per udhetime jashte shtetit. Ne kemi programin e nentorit per vendet e zones Shengen dhe ato te Vitit te Ri. Per nentorin ka pritje qe te mblidhen leket dhe te pergatiten dokumentet qe ambasadat kerkojne - thote drejtuesi i nje agjencie turistike.
Vitin e kaluar shqiptaret shpenzuan per udhetime jashte shtetit mbi 1.1 miliard euro. Agjencite thone se kjo shifer pritet te rritet edhe me shume tashme qe qytetaret mund te levizin te lire. Edhe pse vitin e kaluar te ardhurat nga turizmi ishin 1.3 miliard euro perfitimet neto te ekonomise ishin vetem sa 10 per qind e kesaj shifre pikerisht per shkak te shpenzimeve te larta qe shqiptaret bejne per udhetime jashte.
BOX 2
Vizat nxjerrin valuten jashte vendit
Cdo e mire e ka edhe nje te keqe. Kjo thenie eshte e vlefshme edhe per liberalizimin e vizave. Mundesia per te levizur jashte vendit pa pasur nevoje per nje vize do te shtoje ne menyre te ndejshme fluksin e levizjes se shqiptareve drejt vendeve te zones Shengen dhe per pasoje do te eksportoje edhe valuten qe ndodhet ne Shqiperi. Monedha e vetme qe do te duhet per te perballuar koston e qendrimit ne vendet europiane eshte euroja. Per pasoje do te ndikoje ne tharjen e metejshme te valutes ne treg. Gjate vitit te kaluar ka pasur nje zhvleresim te konsiderueshem te monedhes vendase kundrejt euros. Ajo llogaritet ne rreth 13 per qind. Kjo e ka detyruar Banken Qendrore qe te injektoje euro ne treg per te ruajtur ekuilibrat. Por heqja e vizave tashme do te kete nje ndikim negativ ne tregun e kursit te kembimit gje qe paralajmerohet edhe nga ekspertet e ekonomise.
9 Nentor 2010