Levizja e lire ne BE kushtet qe duhet te plotesojne shqiptaret
Artan CENA TIRANE - Liberalizimi i vizave heqja e barrierave kufitare per te gjithe shqiptaret rrezimi i murit te ambasadave ka sjelle dhe mjaft detyrime. Cfare do ti prese qytetaret shqiptare ne kufi kush jane rregullat dhe kerkesat e vendeve pritese me te cilat do te perballen ata perbejne pikat kyce per informimin dhe pergatitjen e tyre gjate levizjes ne hapesiren Shengen.
DISA NGA KUSHTET
Nese nje qytetar shqiptar do te dale jashte vendit per qellime mjekesore atehere ai duhet te kete dhe nje korrespondence me institucionin shendetesor ku do te shkoje. Nese qytetaret shqiptare do te levizin per qellime individuale turistike ata duhet te tregojne rezervimin e hotelit. Gjithashtu mund tiu kerkohet qe secili te tregoje qe ka mundesi financiare per te qendruar ne nje periudhe te caktuar ne nje vend te caktuar dhe te kthehet perseri ne vendin e tij. Por keto kushte nuk do te thone qe secili prej qytetareve duhet te paraqitet ne pikat e kalimit kufitar me nje sasi te caktuar lekesh ne dore. Mjafton qe secili ti binde strukturat e Policise Kufitare qe nuk do te jete nje barre publike por ne te vertete po shkon per nje qellim te caktuar dhe do te kthehet perseri ne Shqiperi.
NDESHKIMET
Por cfare ndodh nese disa nga masat administrative nuk respektohen Sipas specialisteve pothuaj i gjithe vendi eshte informuar mbi kete ceshtje ndersa shkelja e rregullave mund tu kushtoje qytetareve gjobe e cila varion nga 3 mije euro deri ne ndalimin e hyrjes per 5 vjet. Autoritetet kufitare shprehen se personat qe e kane nje ndalim-hyrje do tu duhet te paraqesin kerkesa individuale per heqjen e masave administrative. Ne rastet kur do te kete shkelje te ketyre afateve mund te merren dy lloj masash. Masa e pare jane gjobat ndaj ketyre personave qe mund te shkojne deri ne 3 mije euro. Kjo gjobe hidhet ne sistem dhe ky person nuk mund te rikthehet as ne kete vend. Se dyti eshte ndalimi i hyrjes nga 1 deri ne 5 vjet. Te gjithe qytetaret shqiptare qe aktualisht kane ndalimin e hyrjes ne zonen e Bashkimi Europian nuk do te perfitojne nga ky proces. Ne baze te kodit Shengen secili person personalisht mund tu drejtohet autoriteteve qe e kane nxjerre kete urdher dhe te marrin nje konfirmim per ndryshimin e tij. Nese atij i ka perfunduar afati dhe ende emri i ndodhet ne sistem nga strukturat e policise do te merren masa per tia hequr emrin.
AZILI DHE PUNESIMI
Qytetaret shqiptare mund te udhetojne drejt BE-se per cdo lloj arsye por jo per punesim. Punesimi i ligjshem arrihet vetem nepermjet vizave te punes. Shtetasit shqiptare nuk mund te punesohen ne saje te ketij regjimi vizash te liberalizuar. Per tu punesuar ata mund te levizin lirshem ne te gjitha vendet e BE-se. Mund te marrin nje kontrate pune te kthehen ne Shqiperi te aplikojne per nje vize per motiv punesimi apo studimi pra per cdo lloj qendrimi mbi tre muaj ne kete vend.
Nje aspekt tjeter eshte kerkesa per azil. Mekanizmi i azilit njihet si nje metode per te qendruar per nje periudhe te caktuar ne nje vend. Por pas liberalizimit te vizave nuk ekziston me per shqiptaret sistemi i azilit.
Pas dyndjes dhe radheve ne dyert e ambasadave tashme me ndezjen e drites jeshile nga Brukseli ambasadat nuk do te jene me sfida dhe mundimi i atyre qe pergjate 20 viteve kerkonin te preknin Europen.
Vendet ku nuk mund te shkojne shqiptaret
Levizja e lire ne hapesiren Shengen nenkupton praktikisht hyrjen ne te gjitha vendet e Bashkimit Europian perfshire dhe Zvicren ndersa qytetaret shqiptare nuk do te mund te levizin ne Britanine e Madhe dhe Irlanden e Veriut. Mundesia u jepet te gjithe shtetasve te cilet zoterojne nje pasaporte biometrike ndersa mund te perdorin dhe dy pasaporta per vendet qe nuk jane ne zonen Shengen dhe qe kerkojne regjim vizash.
Masat e reja ne kufijte me Greqine
GJIROKASTER - Ne kuader te hyrjes ne fuqi te marreveshjes per levizjen e lire te shtetasve shqiptare ne vendet e zones Shengen edhe efektivat e Drejtorise Rajonale te Kufirit ne Gjirokaster kane nje plan te vecante masash. Sipas zedhenesit te Drejtorise rajonale te Kufirit ne Gjirokaster Gentian Mullai gjate javeve te fundit efektivat e kufirit kane ndermarre nje fushate te vecante sensibilizimi me qellim informimin e banoreve te qarkut te Gjirokastres per njohjen e lehtesive dhe detyrimeve qe rrjedhin nga marreveshja e levizjes se lire. Duke qene se me hyrjen ne fuqi te kesaj marreveshjeje parashikohet nje rritje e ndjeshme e fluksit te levizjes ne stacionet kufitare te Kakavijes dhe Sopikut ne Gjirokaster si dhe Tri Urave ne Permet efektivet e kufirit ne qarkun e Gjirokastres do te rrisin numrin e sporteleve dhe te personelit ne pikat kufitare te Jugut. Sipas planit ta hartuar Policia Kufitare duke pasur ne dispozicion edhe nje teknike moderne ka detajuar me profesionalizem gjithcka qe krahas levizjes se lire te qytetareve te zbulohen dhe parandalohen trafiqet e lendeve narkotike qenieve njerezore dhe elementeve me precedente kriminale.
Liberalizimi i vizave frika e BE-se per rritjen e kriminalitetit
TIRANE - Pavaresisht vendimit per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen brenda shteteve anetare te BE-se ka pasur edhe kontestime qe lidhen me problemet qe keto dy shtete mund ti krijojne Unionit permes levizjes se lire. Duke iu referuar fluksit te emigranteve qe kerkonin azil ne shtetet europiane menjehere pas liberalizimit te vizave me Maqedonine Serbine dhe Malin e Zi Franca dhe Holanda i frikesohen nje dyndjeje te dyte kete radhe te shqiptareve dhe boshnjakeve. Nje jave me pare agjencia per sigurine ne Europe Europol ne raportin e saj shprehte shqetesimin per importimin e krimit ne BE. Duke iu referuar eksperiences me tre vendet e tjera te Ballkanit te cilat me 1 dhjetor te vitit 2009 perfituan levizjen e lire raporti theksonte Vendet e Ballkanit Perendimor jane burime te shtegtimit te emigranteve ilegale drejt vendeve te Bashkimit Europian. Shtetet e ketij rajoni konsiderohen si tranzite te grupeve me te medha kriminale me shtrirje ne Europen Lindore Afrike dhe Azi. Ligjet ekzistuese per emigrantet te cilet shpeshhere rezultojne te jene kontradiktore dhe problemet e brendshme te ketyre shteteve tashme qe jane pjese e regjimit te vizave lehtesojne kete aktivitetet kriminal. Zona Shengen u krijua me 26 mars te vitit 1995 kur gjashte shtetet e para Belgjika Franca Gjermania Luksemburgu Holanda dhe dy shtetet e Gadishullit Iberik Spanja dhe Portugalia nenshkruan te ashtuquajturen Marreveshje Shengen. Synimi i ketij pakti ishte heqja e kufijve te brendshem dhe levizja e lire e qytetareve brenda zones Shengen.
9 Nentor 2010