Autobusi me azilantë kosovarë arrin nesër

Ministria e Integrimit Evropian njoftoi sonte se për arsye të një vonese të autobusit me 18 shtetas kosovarë që duhej të ktheheshin sot në Kosovë, dhe që duhej të priteshin nga ministrja Vlora Çitaku dhe ambasadori i Austrisë në Prishtinë, Brieger, nuk do të ndodhë.
Sipas informatave të MIE, autobusi do të arrijë në orët e hershme të mëngjesit të nesërm.
Në vend të pritjes, Çitaku dhe ambasadori Brieger do të mbajnë një konferencë për media, ku do t’iu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve./Indeksonline/