Daçiq: Marrëveshja mund të dështojë

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se në fillim të gushtit kalon afati për dorëzimin e listave zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe nëse nuk ka qasje konstruktive mundet të dështojë jo vetëm marrëveshja e Brukselit, por edhe rruga evropiane e Serbisë, shkruan Epoka e Re.
Daçiq në konferencën me gazetarë në Qeverinë e Serbisë ka thënë se më 24 korrik në Bruksel do të takohet me shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton dhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe do të bisedohet për telekomunikacionin dhe energjetikën, por na presin edhe bisedime të rëndësishme përzgjedhjet lokale në Kosovë./Indeksonline/