Shpërthim bombe afër një xhami shiite

Policia në Pakistan njoftoi se një bombë ka eksploduar afër një xhamie shiite në pjesën veriperëndimore të vendit, me ç’rast janë vrarë dy vetë dhe plagosur së paku tre të tjerë.
Sulmi i sotëm ndodhi në fshatin Kacha Pakka, në provincën Khyber Pakhtunkva.
Zyrtarët thonë se pajisja shpërthyese ishte e ngjitur në një motoçikletë të parkuar.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Gjatë viteve të fundit, militantët sunitë në Pakistan i kanë shpeshtuar sulmet kundër shiitëve pakicë.
Aktivistët për të drejtat e njeriut i kanë kritikuar autoritetet e Pakistanit për mosveprim të mjaftueshëm për të ndalur dhunën./Indeksonline/