Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, 2 të plagosur
2 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Sarandë. Ngjarja është shënuar gjatë mëngjesit të sotëm, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, njëri pa traga dhe tjetri me targa të huaja kanë mbetur të plagosur dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Sarandës për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.