Pajeviç: Serbia dhe Kosova, bashkë në forumet rajonale

Milan Pajeviç, drejtor i Zyrës qeveritare serbe për integrim në BE, ka theksuar se Serbia duhet të marrë pjesë në forumet rajonale në të cilat marrin pjesë përfaqësuesit e Kosovës.
“Serbia duhet të marrë pjesë në forumet rajonale ku marrin pjesë përfaqësuesit e Prishtinës pasi kjo është në interes të shtetit serb. Vetëpërjashtimi është negativ për ne dhe vazhdon të na vendosë në pozitë pasive kur duhet të jemi aktorë kryesorë në rajon”, ka thënë Pajeviç për `Blic`.
Sipas tij, prania e përfaqësuesve të Serbisë në takimet ndërkombëtare nuk ka asnjë lidhje me pranimin e pavarësisë së Kosovës.