E Hënë, 2 Nëntor 2026

Autobusi përplaset me motorin në Lushnjë, humb jetën drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e kësaj të premte në Lushnjë. Një autobus është përplasur me një motor, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të këtij të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05:30, në aksin rrugor “Rotondo e Çermës-Lushnjë”, ndërsa viktimë ka mbetur drejtuesi i motorit, 72-vjeçari Q. K., banues në Dushk, Lushnjë.

Viktima ishte duke ecur me motor që tërhiqte edhe një karrocë dhe është goditur nga pas nga autobusi.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e autobusit 50-vjeçarin H. L., 50 vjeç, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›