E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autogolat finlandezë i japin fitoren Rusisë

Rusia e pamëshirshme kundër Finlandës: 3-0, në ndeshjen e vlefshme për grupin 4 kualifikues europian të Botërorit të Futbollit të vitit 2010. Finlanda ishte e pafat, pasi i dhuroi Rusisë së Gus Hidinkut dy autogola: Pasanen shënoi në minutën e 23-të e Lampi në minutën e 65-të. Golin e “vetëm” për rusët e shënoi Arshavin, dy minuta para përfundimit të takimit.

Republika Çeke mundi 1-0 Slloveninë, një ndjeshje të vleshme për Grupin 3 kualifikues. Fatin e ndeshjes e vendosi rrjeta e Sionkos, e realizuar në minutën e 61-të.

Në zonën aziatike, në grupin 1 Japonia barazoi në shtëpi 1-1 me Uzbekistanin, ndërsa Australia shkatërroi 4-0 Katarin dhe udhëheq me 6 pikë. Në grupin 2, Korea e Jugut poshtëroi 4-1 Emiratet e Bashkuara, ndërkohë që Irani fitoi 2-1 në Teheran me Korenë e Veriut.

Domenek “fiton” me federatën franceze

Sido që të jenë rezultatet e Rajmond Domenek me kombëtaren, trajneri francez nuk preket më. Federata Franceze e Futbollit rinovoi me bindje të plotë kontratën e tij deri në finalet e Botërorit “Afirka e Jugut 2010”. Barazimi i marrë në Bukuresht kundër Rumanisë, i krijoi Domenekut edhe mundësinë për rinovimin e kontratës. “Domenek do të qëndrojë në bankinë deri në vitin 2010 dhe kontrata e tij do të jetë plotësisht e nderuar”, - saktësoi presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Zhan Pier Eskalete në një konferencë shtypi. Franca nën drejtimin e Rajmond Domenkut arriti në finalen e Botërorit 2006, por bëri nëj paraqitje të varfër në Euro 2008, duke mos kaluar as fazën e grupeve.

E Merkure, 15 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›