E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 spanjollet entuziaste Vamos


Spanjollët e kanë pritur me entuziazëm shortin që caktoi grupet e kombëtareve që do të ndeshen në Kampionatin Evropian të vitit 2012.

“Do të kemi Italinë përballë më 10 qershor. Kujdes, të mos tregohemi shumë të sigurtë në vetvete. Vamos”, ka komentuar Sergio Ramos në rrjetin social Twitter.

Në të njëjtën mënyrë ka reaguar edhe spanjolli tjetër, Andres Iniesta, i cili ka thënë: “Ne do ta mbrojmë titullin”.

Një reagim ka ardhur edhe nga kombëtarja tjetër që bën pjesë në grupin C, Irlanda, konkretisht nga trajneri i saj Giovanni Trapattoni.

“Unë kisha dëshirë ta shmangnim Italinë, për shkak të vullnetit të saj dhe sepse njihemi. Por e dinim që do të kishim përpara kundërshtarë të fortë”, ka thënë Trapattoni.

Italiani, i cili ka drejtuar pankinat e disa prej klubeve më prestigjoze të Evropës, ka shprehur një dëshirë tjetër: “Uroj që të mos vritemi në atë ndeshje, por të arrijmë të qetë më 18 qershor”, ka shtuar tekniku i Irlandës.

Ekipi tjetër që bën pjesë në grupin C, përvec Italisë, Spanjës dhe Irlandës, është Kroacia, që shpesh herë është kthyer në një makth për kombëtaret pretendente.

Shorti i hedhur të premten bëri që Euro 2012, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë, të startojë me ndeshjen Poloni-Greqi.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Bundesliga, Bayer mposht 2-0 Hoffenheim
Bayer ka arritur suksesin në ndeshjen që hapi javën e 15-të të kampionatit gjerman. Leverkusen i ka imponuar ligjin e tij ekipit të Hoffenheim, duke e mposhtur me rezultatin 2-0. Milani triumfon në Xhenoa
Milani mundi 0-2 Xhenoan dhe merr përkohësisht kreun e Serisë A, në pritje të një gabimi të Juves me Cesenën. Hidhet shorti i “Euro 2012”
“Euro 2012” që do të zhvillohet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë do të startojë me ndeshjen Poloni-Greqi. Maradona: Pele ka ngatërruar ilaçet
Diego Armando Maradona ka sulmuar sërish me disa deklarata të forta ish-futbollistin Pele pasi ky i fundit dha mendimin e tij në lidhje me Neymar dhe Messi. “O Rei” tha para disa ditësh se Neymar ishte më i mirë se argjentinasi i Barcelonës, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit aktual të Al-Wasl. Euro 2012, prezantohet topi zyrtar “Tango 2012”
Në stadiumin Olimpik të Kievit, aty ku luan ndeshjet ekipi i Dinamos së Kievit dhe ku do të zhvillohet finalja e kampionatit europian të futbollit, është prezantuar topi zyrtar i turneut “Euro 2012”.

Lajmet kryesore

Ndahet nga jeta Sabri Godo
Shkrimtari dhe politikani ndërron jetë në moshën 82-vjeçare
Përcillet me nderime në banesën e fundit Leka Zogu
Energjia, Financat bien dakord në parim
Arkitekti i euros: U lancua me defekt
Dropulli i Poshtëm, gjashtë fshatra një muaj pa ujë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›