E Enjte, 5 Nëntor 2026

Automjeti godet motorin në Korçë, plagoset rëndë një shtetas

Aksident me një të plagosur në qytetin e Korcës.

Ngjarja ka ndodhur afër Pazarit të Vjetër të ketij qyteti  qytetit.

Burime policore bëjnë më dije se një automjet ka goditur nje motor.

Nga përplasja ka mbetur i demtuar drejtuesi motorit i cili  është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore nderkohë që policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për të zbardhur dinamiken e  ketij aksidenti në një nga zonat më të populluara të qytetit më të madh në juglindje të vendit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›