Automjeti përplas karrocën në Fier, plagosen 2 persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja është shënuar pasditen e së premtes, në aksin rrugor Levan-Frakull ku nënë e bir teksa po kalonin rrugën me karocë janë përplasur nga një automjet, ku kanë mbetur dhe të plagosur rëndë. Burime nga policia bëjnë të ditur se të lënduarit janë shtetasit Sheqere Troka, 52 vjeçe dhe Ermal Troka, 25 vjeç, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.