E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni- Gazetari kundër shqiptarëve: Të krijohet qeveri 1 etnike

Maqedoni- ‘Kriza politike në Maqedoni mund të tejkalohet vetëm nëse ka zgjedhjet të parakohshme dhe më pas të krijohet një qeveri një etnike, pa shqiptarë.

Ky është plani anti- shqiptar që i ka propozuar nja gazetar maqedonas qeverisë së Nikolla Gruevskit duke e publikuar atë në rrjetin social Facebook.

Ai quhet Milenko Nedelkovski, dhe është mik i ngushtë i kryeministrit Gruevski, ndërsa punon për një nga televizionet pro qevritare.

Gjithashtu në planin e tij parashikohet prishja e Marrëveshjes së Ohrit duke thënë se nëse bëhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni nuk ka më shumë se 17-18% shqiptarë. Gazetari kërkon që të ketë dënime me burg për personat që firmosën marrëveshjen, ndërsa ka kërkuar që ambasadori i SHBA- së në Shkub të shpallet person i padëshiruar.

Ndërkohë deklaratat e tij nuk janë dënuar as nga autoritete vendase dhe as nga strukturat shtetërore.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›