E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, makina përplas motoçikletën, në gjendje të rëndë i riu

Një aksident automobilistik i shenuar pasditen e sotme ka lënë të plagosur rëndë një të ri. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Goranxi të Gjirokastrës, ku 16 vjecari V.N, i cili udhëtonte me motocikletë është përplasur nga një automjet dhe si pasojë është plagosur rëndë. Ndërkaq si rezultat i gjendjes së rëndë shëndetësore të të riut ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes për marrjen e ndihmës më të specializuar mjekësore. Nga ana tjetër policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe shkaqet e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›