E Hënë, 2 Nëntor 2026

Automjeti u shkrumbua në Llogara, policia jep detajet: Është djegur një shtetas në sediljen e..

Policia ka dhënë detaje mbi ngjarje e e ndodhur në Qafën e Llogarasë, ku një automjet është shkrumbuar nga flakët. 

Në njoftimin e shpërndarë për mediat bëhet me dije se dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit. 

Vlorë/Informacion paraprak 

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›