E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autonomi për veriun?!

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ish kryesuese e delegacionit kosovar në bisedimet teknike me Serbinë i ka thënë gazetës vjeneze "Standard", se Serbisë nuk i interesojnë qytetarët serb në Kosovë, por territori. Sipas saj, Beogradi po mundohet që bashkësisë ndërkombëtare t`i shpjegojë që Kosova është një qendër fetare dhe kulturore e Serbisë, por në realitet qëndron e kundërta. Tahiri ka thënë se ajo çfarë i intereson Serbisë në veri të Kosovës, është uji dhe mineralet.

Më pas duke folur për veriun, ajo ka thënë se Prishtina mund të pranojë autonomi për qytetarët serb, por jo edhe autonomi territoriale për atë pjesë, pasi, sipas saj, autonomia eventuale për veriun do të ishte e dëmshme për rajonin, pasi e njëjta do të kërkohej edhe për shqiptarët në Maqedoni, për ata në Luginë të Preshevës, e nga Sanxhaku gjithashtu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›