E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani s`heqë dorë nga pasurimi i programit bërthamor

I dërguari i Iranit në agjencinë mbikëqyrëse për energji bërthamore të Kombeve të Bashkuara tha se Republika Islamike “nuk do të ndalojë kurrë” pasurimin e programit të saj bërthamore.

Ali Asgar Soltanieh, i dërguari i Teheranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore u tha gazetarëve se Irani synon të vazhdojë pasurimin nën mbikëqyrjen e agjencisë.

Deklarata erdhi në kohën kur Teherani mori formalisht përsipër udhëheqjen e Lëvizjes së të Painkuadruarve.

Këtë javë, Irani do të organizoj samitin e liderëve të kësaj lëvizje.

Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ka kohë që kanë vënë sanksione të caktuar ndaj Teheranit për shkak të dyshimeve se ai po zhvillon armë bërthamore me qëllime luftarake-akuzë, e cila është hedhur poshtë nga autoritetet iraniane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›