E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNHCR: Mbi 3 mijë sirianë janë larguar në Jordani

Agjencia për Refugjatët në Kombet e Bashkuara njoftoi se diku 3 mijë e 300 sirianë kanë braktisur vendin për t`u strehuar në Jordani përgjatë 24 orëve të fundit.

Përfaqësuesi i UNHCR-it, Xhordën Endru Harper, tha se sirianët janë kryesisht të zonës jugore të Daras.

Banorët thanë se trupat qeveritare të Sirisë kanë sulmuar këtë rajon për t`i dëbuar rebelët kryengritës.

Që nga konflikti në mars të vitit të kaluar, Jordania është bërë strehë për më shumë se 160 mijë refugjatë sirianë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›